Home Gjeo-Ekonomia Njerëzimi përballet sërish me kërcënim bërthamor, lutja e Papës për Putin: Lutem të...

Njerëzimi përballet sërish me kërcënim bërthamor, lutja e Papës për Putin: Lutem të ndalojë

Papa Françesku ka përsëritur apelin e tij për një armëpushim të menjëhershëm për luftën e vazhdueshme në Ukrainë, duke përmendur frikën nga përshkallëzimi dhe kërcënimet bërthamore, gjatë meshës së tij javore të së dielës.

“Në emër të Zotit, në emër të ndjenjës së humanizmit, rinovoj thirrjen time për një armëpushim të menjëhershëm”, tha Papa para turmave në Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë më herët sot.

“Apeli im i drejtohet kryesisht Presidentit të Federatës Ruse, duke iu lutur të ndalojë për dashurinë e popullit të tij”, tha Papa, duke i bërë gjithashtu thirrje presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që të jetë “i hapur ndaj propozimeve serioze të paqes”.

Papa Françesku tha se lufta në Ukrainë është kthyer në një konflikt shkatërrues, të rrezikshëm dhe shqetësues – një “plagë njerëzore që vazhdon të rrjedh gjak” dhe rrezikon të zgjerohet.

“Disa veprime nuk mund të justifikohen kurrë… Çfarë të thuhet për faktin se njerëzimi po përballet sërish me një kërcënim bërthamor? Është absurde,” tha Papa.

Papa gjithashtu i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të bëjë “çfarëdo që mundet” për të nxitur dialogun për t’i dhënë fund “kësaj tragjedi çnjerëzore”. “Lufta është një gabim dhe një tmerr,” tha ai./Opinion.al

Share: