Home Gjeo-Ekonomia Pamje nga takimi/ Rama “troket” sërish në derën e Erdogan

Pamje nga takimi/ Rama “troket” sërish në derën e Erdogan

Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga momenti i takimit me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan në pallatin presidencial.

Kreu i qeverisë po zhvillon një vizitë në Turqi, ndërkohë që ende nuk ka ende detaje nga axhenda e tij, apo arsyet e takimit me presidentin Erdogan.

Vizita e Ramës në Stamboll vjen disa ditë pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për mbylljen e kopshtit “Zubeyde Hanim”.

Po ashtum ky takim vjen edhe pas dekalratave të Ramës se Turqi do i jap Shqipërisë 6 dronë të armatosur “Bajraktarë”.

Ndërkohë, rreth 2 vjet më parë, në janar të 2021, Edi Rama u prit me një ceremoni madhështore nga lideri turk.

Share: