Home Gjeo-Ekonomia Pasojat e sulmit kibernetik/ Policia e shtetit ende nuk e ka futur...

Pasojat e sulmit kibernetik/ Policia e shtetit ende nuk e ka futur në funksion të gjithë sistemet

Ka ka kaluar 1 muaj pas sulmit kibernetik në sistemet e policisë shqiptare një grup ekspertësh vijojnë punën në terren për të vendosur në funksion kompjuterat në komisariate e drejtori si edhe për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga sulmi.

Top Channel mëson se disa prej kompjuterave nuk janë ndezur dhe disa prej te dhënave të ruajtura janë fshirë. Të gjitha këto gjetje të ekspertëve të IT po i bashkangjten një raporti që po përpilohet për sulmin.

Mosfunksionimi normal i gjithë sistemeve të policisë ka sjellë problematika në punën e përditshme që janë reflektuar edhe në shërbimin ndaj qytetarëve.

Nga ana tjetër prej një muaji grupi i hakerave “Home Landjustice” vijojnë publikimin e të dhënave të marra nga sistemet e policisë. Ajo që është vënë re në publikimet e fundit është se materialet janë modifikuar duke mos i ngjarë asnjë sistemi në polici.

Fillimisht u publikua një listë personash të dyshuar ndërsa një javë më vonë u publikua një listë me emra kryesisht punonjës policie të cilët sipas hakerave rrezikoheshin nga opozita iraniane Mek e vendosur në Manëz të Durrësit.

Po në rrjetin Telegram hakerat kanë nxjerrë të dhënat e sistemit Deep See në shitje për 0.5 bitcoin. Deep see ka rreth 100 mijë emra personash me rekorde kriminale dhe informacionet qe polica ka për ta.

Ka dyshime se kjo mund të jetë një forma mashtrimi nga hakerat për të përfituar para apo një mënyrë e re për të future viruse  që nëpërmjet materialeve PDF që publikojnë tek pajisjet teknologjike ku bëhet shkarkimi apo kopjimi i tyre.

Top Channel

Share: