Home KRYESORE Presidenti i KE i anulon ftesën për darkë Ramës

Presidenti i KE i anulon ftesën për darkë Ramës

Këshilli i Europës raportohet se ka vendosur që të anulojë ftesën ndaj Edi Ramës, për darkën zyrtare të punës ku janë të ftuar krerët e shteteve.

Vendimi duket se ka ardhur pas fjalimit të sotëm të Ramës në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Europës.

Fjalimi i gjatë prej më shumë se 1 orë dhe debatet e shoqëruar më pas nga Rama me eurodeputetët të ndryshëm, duket se kanë acaruar drejtuesit e KE-së.

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i cili ka bërë publik edhe emailin e anulimit të ftesës për Edi Ramës, shkruan se kjo ka ardhur pas fjalës së turpshme të tij.

“Pas fjalës së turpshme, arrogante dhe me tone fyese sot ndaj eurodeputetëve, lidershipi i Këshillit të Europës tërheq mbrapsht dhe anullon ftesën për darkë pune drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë. Vendi ynë meriton më shumë, meriton një Kryeministër dhe qeverisje normale dhe jo një klloun e palaço cirku!“, shkruan Belind Këlliçi në FB./Ntv.al

Share: