Home Gjeo-Ekonomia Rama takohet me Scholz në Berlin

Rama takohet me Scholz në Berlin

Gjatë qëndrimit në Berlin ku mori pjesë në Kongresin e Partive Socialiste Europiane, kryeministri Edi Rama është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Kreu i qeverisë shqiptare në një status në rrjetin social “Facebook”, ka shpërndarë në disa foto nga takimi me Scholz, ndërsa nuk ka dhënë detaje se çfarë kanë biseduar së bashku.

Rama shkruan se do të jetë kancelari i Gjermanisë, ai që do të mbyllë këtë kongres.

“Dhe nga Berlini, ku sot në mesdite mbyllet me fjalimin e kancelarit Scholz, Kongresi i Socialistëve dhe Demokratëve Europianë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë që një ditë më parë, Rama deklaroi në Kongresin e Partisë së Socialistëve Europiane që po zhvillohet në Berlin se në kushtet e krizës energjetike, Europa e bashkuar nuk duhet që ta braktisë Ballkanin Perëndimor, si në rastin e pandemisë së koronavirusit.

Share: