Home Gjeo-Ekonomia Shehaj në Kuvend: Policia më bllokoi biznesin se denoncova aferat e qeverisë/...

Shehaj në Kuvend: Policia më bllokoi biznesin se denoncova aferat e qeverisë/ Reagon Rama: Deputeti po bënte biznes në një godinë të paligjshme!

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, mori fjalën në kuvend këtë të enjte për të folur për biznesin e tij privat, që thotë se është mbyllur në mënyrë të padrejtë. Shkaqet e bllokimit të biznesit tim, janë totalisht politike, tha deputeti nga Foltorja e Kuvendit.

“Pa asnjë urdhër nga Prokuroria, pa asnjë urdhër nga gjykata, pa asnjë urdhër dhe shkresë nga askush, Policinë e Shtetit hyri brenda ambienteve të biznesit tim. Forcat e policisë kanë hyjnë brenda një ambienti privat dhe kanë nxjerrë jashtë punonjësit, duke i terrorizuar dhe pa asnjë mandat ligjor. Ky është shteti policor i Edi Ramës që nëpërmjet dhunës dhe përdorimit politik të policisë, do të intimidojë dhe t’i mbyllë gojën deputetëve të Opozitës dhe kujtdo që tenton të ngrejë zërin. Prej dy javësh biznesi mbahet i mbyllur me dhunë nga Policia dhe rreth 200 ekspertë IT nuk mund të shkojnë në zyrë”.

Sipas Shehajt, gjithçka ka nisur pikërisht nga Kuvendi, ku ai ka folur për aferat qeverisë dhe ministrave të saj.

“Nga marsi i këtij viti, jam munduar të sjell në vëmendje rastin flagrant të abuzimit me pushtetin, atë të resortit të ministres Xhaçka. Kërkova interpelancë me kryeministrin Rama për t’i kërkuar shpjegime, në lidhje me firmën e tij, në shpalljen investitor strategjik me mashtrim të burrit dhe kunatës së ministres. Dorëzova kërkesën për heqjen e mandatit të Xhackës, si pasojë e shkeljes së Kushtetutës.

I kërkova shpjegime ministres së Turizmit për zvogëlimit e Parkut të Butrintit për të mundësuar resortin e kushëririt të Gjiknurit, dhe shpalljen e tij si investitor strategjik.Dorëzova në Parlament një projektligj për ndalimin e kompanive offshore në kontratat publike. Dhe më në fund erdhi reagimi i Qeverisë, nëpërmjet dhunës dhe Policisë”.

Pak orë më vonë, kryeministri Edi Rama reagoi përmes një statusi në rrjetin social “Tëitter”. Deputet që bërtet për shtet e paska futur biznesin në një ndërtesë pa leje, shkruan Rama:

Deputeti Agron Shehaj paska marrë zjarr nga sulmi policor i orkestruar politikisht mbi biznesin i tij, që ia paska mbyllur policia e regjimit për t’i mbyllur gojën zotit Agron! Pyes dhe ç’të dëgjoj?! Zoti Deputet që bërtet për shtet e paska futur biznesin në një ndërtesë pa leje! Ndërtesa është bllokuar si e paligjshme nga IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit. Deputeti me biznesin e tij janë gjetur brenda ndërkohë që pronari pretendonte se e kishte hotel!

Duket e pamundur që një deputet të bëjë biznes në një ndërtesë të paligjshme dhe t’i turret Policisë nga mikrofoni i parlamentit, duke marrë pozën e një viktime të regjimit për fjalën e tij lirë, por kur merr vesh që ky tip është një ballist foltoreje atëherë shpjegohet gjithçka”, shkruan Rama.

Top Channel

Share: