Nga Denion Ndrenika
28 Nëntor 1443 Gjergj Gjon Pali i Kastriotëve Skënderbeu ngriti flamurin e vetëm të shqiptarëve, saktë i vetmi kuq e zi pa ngjyra të tjera kombëtare;
28 Nëntor 1793 Kryengritja e Madhe Lezhë-Shkodër theu trupat turke;
28 Nëntor 1912 Kuvendi i Vlorës si vazhdim i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (10 Qershor 1878) ngriti me Ismail Qemal Bej Vlorën të njejtin flamur si Skënderbeu;
28 Nëntor 1913 At Gjergj Fishta i brengosur nga flamujt e huaj në Shkodër, i dha Gjeloshit flamurin me e lartësu në këmbanaren e kishës. Paskëtaj ai refuzoi dërgatat e administruesve tê huaj të Shkodrës për me e ul flamurin duke u thënë se po valëvitej në tokë të vet. Kur koloneli anglez Filips i tha se do ta gjuante me topa këmbanaren nëse nuk e ulte flamurin, At Fishta ia ktheu ze ai flamur meriton me u përshëndet me të shtëna të topit;
28 Nëntor 1944 qeveria e kriminelit komunist Enver Hoxha marshoi në Tiranë, dëshmi se 29 Nëntori është dita e pushtimit;
28 Nëntor 1955 lindi Heroi i Shqipërisë, Adem Jashari;
28 Nëntor 1997 u shfaq zyrtarisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës me mision rikthimin e trojeve verilindore të Shqipërisë në të vetmin shtet historik Krujë 1443-Prizren 1878-Vlorë 1912;
Sot janë 579 vjet nga Kruja dhe duhet ta forcojmë, theksojmë, proklamojmë si kujtesë të formësuar kombëtare shtetnore kaluar nëpër 28 Nëntorë ndër shekuj