Home KRYESORE Aspiratat e karrieres së adoleshentëve dhe e ardhmja e punës së tyre!

Aspiratat e karrieres së adoleshentëve dhe e ardhmja e punës së tyre!

Nga Ana Llazo*

Arsimi është themeli kryesor për përparimin e brezave të rinj dhe shoqërisë në tërësi. Brezi i ri kërkon jo vetem aftësi të forta akademike por edhe sipërmarrje, elasticitet, imagjinatë, ndjeshmëri dhe kuriozitet. Ata kanë nevojë për besim dhe vendosmëri për të menaxhuar karrieren e tyre në mënyra të reja dhe për të krijuar punësimin e tyre në fushat ku ata priren të jenë të suksesshëm.

Sistemet arsimore duhet të kalojnë përtej teknikave tradicionale të mësimdhënies.

Adoleshentët janë ata që marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen. Një burim kyç i motivimit për adoleshentët dhe brezin e ri në tërësi është të realizojnë ëndrrat e tyre për punën dhe jetën. Aspiratat e karrieres së të rinjve ka rëndësi të madhe në një shoqëri të zhvilluar pasi janë ata të cilët në të ardhmen do japin kontributin e tyre në sferat dhe fushat e ndryshme të jetës. Të rinjtë me aspirata të larta në karriere kanë më shumë gjasa të hyjnë në një karrierë profesionale në moshë madhore.

1- Sa janë të interesuar të rinjtë për profesionet e së ardhmes?

Shumica e të rinjve i vendos vetes ambicje të larta që në moshë të re. Ato janë të interesuar për profesionet fitimprurese dhe kërkojnë opsionin më të mirë të mundshëm për ta. Fokusi i tyre është arritja e një shkalle të larte profesionale
duke përmendur këtu profesione si mjekësia, inxhinjeria, specialiste te tekonologjise se informacionit. Ata kanë prirje për punët personale qëndrore të së ardhmes.

2 – Konfuzioni i karrieres: A dinë të rinjtë se cfare duhet bere për të përmbushur pritshmëritë e tyre në karriere?

Një ndër treguesit më të mirë të aftesisë së të rinjve për të kuptuar dhe për të përparuar në tregun e punës është shkalla në të cilën aspiratat e tyre arsimore dhe profesionale janë në përputhje, dhe nëse pritshmëritë arsimore të tyre gjatë shkollës janë të përshtatshme me pritjet e tyre profesionale. Shkolla mund të luaj një rol shumë të rendësishëm në rrafshimin e të gjitha sfondeve sociale dhe adresimin e pabarazive sistematike në aksesin ndaj informaciont të besueshëm. Ajo mund ti ofrojë të rinjve frymëzimin, motivimin, aftësitë dhe mundësitë që u nevojiten për ti ndihmuar ata të arrijnë potencialin e tyre.

3 – A ndikon këshillimi për karrieren në zgjedhjet e duhura tek të rinjtë?

Aktivitetet efektive të zhvillimit të karrieres mund t’i ndihmojnë të rinjtë të zhvillojnë një kuptim më të mirë të marrëdhënies midis arsimit dhe punësimit, të zgjerojnë aspiratat e tyre në karrierë dhe t’i ndihmojne ata të zhvillojnë një kuptim më të informuar të asaj që duhet të bejnë për të arritur qëllimet e tyre.

4 – Koncepti i orientimit të karrierës në Shqipëri te të rinjtë?

Të rinjtë që qëndrojnë gjatë në arsim më gjatë se kurrë dhe duke u përballur me vendime gjithnjë e më të vështira si të përgatiten për tregun e punës, është më e rëndësishme që të udhëzimet e duhura në karrierë. Qëllimi i orientimit për karrierën është qe të rinjtë të mësojnë pë veten rreth edukimit dhe botës së punës.

Shkollat duhet të kenë plan dhe këshilltarë karriere brënda ose jashtë saj për të ndihmuar dhe orientuar të rinjtë në zgjedhjet e tyre. Ky këshillim është mirë të bëhet në sesione individuale dhe jo domosdoshmërisht në klasë. Orientimi duhet ti udhëzojë të rinjtë që ato të përqëndrohen në në aftësitë e tyre të forta dhe mundësitë të cilat janë të pershtatëshme për to.

Investimi në karriere është një hap drejt suksesit!

Investimi në vetvete është burimi i mirëqënies tuaj!

*Autorja është specialiste e edukimit arsimor

Share: