Home KRYESORE Barazia gjinore përgjegjësia e gjithkujt në shoqëri!

Barazia gjinore përgjegjësia e gjithkujt në shoqëri!

Nga Ana Llazo

Barazia gjinore është e domosdoshme për të drejtat e njeriut, shoqëritë paqësore dhe komunitetet që lulëzojnë. Të gjithë janë prekur nga barazia gjinore si gratë, burrat, fëmijët, familjet dhe njerëzit e ndryshëm gjinorë. Ajo prek njerëzit e të gjithë moshave dhe prejardhjeve. Shoqëria jonë ka nevojë për barazi gjinore. Ajo parandalon dhunën ndaj grave dhe vajzave dhe është thelbësore pēr prosperitetin ekonomik.

Shoqëritë që vlerësojnë gratë dhe burrat si të barabartë janë më të shendetëshme dhe më te sigurta. Të drejtat e barabarta në vendimmarrje, profesion, dhe çdo sfere tjeter e çojnë shoqërinë tonë në një nivel të ri dhe bashkëpunues.

1- Barazia gjinore ndërton nje komb!

Në ditët e sotme grate dhe burrat gëzojnë të njejtat privilegje. Njerëzit po ndërgjegjesohen më shumë për të drejtat e tyre dhe se cfarë mund të bëjnë në një shoqëri të lirë. Kur gratë dhe burrat kanë të njëjtin pozicion shoqëria përparon dhe krijon një pikë referimi.

Në familje kur meshkujt dhe femrat trajtohen në të njëjtën mënyrë ai është vendi më i mirë per t’u rritur, mësuar dhe për të pasur një mënyrë më të mirë te jetesës.

2- Por sa është e përhapur barazia gjinore?

Çdo individ ëndërron të drejta të barabarta, por ka shumē diskriminim. Ky vjen si shkak i dallimeve kulturore, statusit social, ngjyrës së individit dhe gjërësisht në pabarazinë gjinore. Ai nuk kufizohet vetem në sfera të caktuara te jetës por është i përhapur në të gjithë botën. Ka gjasa që edhe në vendet e zhvilluara të ndeshim paragjykim gjinor.

3- Si mund ta konceptojme barazinë gjinore në Shqipëri?

Njerëzmi ka nevoje për gjininë femërore dhe mashkullore për të ecur përpara. Këtu duhet të zevendësojmë mentalitetin e vjetër dhe patriarkal se burri mund të përparojë më shumë se gruaja dhe se ai mund të sundoje në jetën e një gruaje.

Pabarazia nuk do të na çojë askund. Ne duhet t’i mësojmë të gjithëve por veçanërisht djemve gjithçka për barazinë dhe respektin ndaj një vajze. Ne mund të punojmë së bashku dhe të arrijme mundësi të barabarta dhe respekt për te gjitha gjinitë njësoj.

  • Më shumë barazi gjinore më shumë shprese!
  • Më shumë humanitet më shumë vlerësim!
Share: