Home KRYESORE Berisha: Nuk pengohemi nga asgjë për të fituar zgjedhjet

Berisha: Nuk pengohemi nga asgjë për të fituar zgjedhjet

Kreu i Partisë Demokratike,Sali Berisha në një prononcim për mediat mbrëmjen e sotme ka komentuar deklaratën e Enkelejd Alibeaj për të dalë më vete në zgjedhjet e 14 majit.

Berisha tha se grupi i Alibejat nuk respektoi statutin e PD-së, ndërsa theksoi se opozitën nuk mund ta pengojë  asgjë për të dalë fituese në zgjedhjet e 14 majit.

“Statuti i 11 dhjetorit është Kushtetuta e pathyeshme e PD-së së Rithemeluar. Statuti është jashtë çdo lloj kompetence për tu shkelmuar. Ai është dokumenti bazë i PD-së në momentet kur ajo ndodhej përballë alternativës ‘të ishte apo jo’. Është themeli i saj, mbi të cilën është ngritur kjo forcë politike sot, më e fuqishme se kurrë dhe më e fuqishme se çdo forcë politike.

Është ky statut që përbën themelet e fitores në zgjedhjet e 14 majit, por para saj leksionet historike që do të marrë çeta e vjedhësve, hajdutëve të Edi Ramës nga qytetarët shqiptarë.

Sot unë kam një takim me kryetarët e degëve të PD-së së Tiranës, për të dhënë udhëzimet dhe për të bërë diskutimet për përgatitjet për protestën e jashtëzakonshme.

Ju nuk mund ta imagjinoni se sa zien sot në të 4-anët e vendit urrejtja ndaj Edi Ramës dhe bandës së tij”, tha Berisha./Opinion.al

Share: