Home KRYESORE Luciano Boci: Ky kandidim i imi është përgjegjësi për t’u bashkuar të...

Luciano Boci: Ky kandidim i imi është përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë brenda PD.

📌Mirënjohje për qytetarët dhe demokratët e Elbasanit që më kanë mbështetur në çdo angazhim timin në politikë!

Pa asnjë hezitim i jam përgjigjur kërkesës imponuese të tyre për të garuar dhe për t’i kthyer atyre Bashkinë e Elbasanit!

Sepse këtij qyteti i kam borxh gjithçka:
I kam borxh suksesin
I kam borxh mbështjen
I kam borxh kohën
Përkushtimin, arritjet.

I kam borxh rinisë së tij që sot e sheh atë si vend të mallkuar.

I kam borxh femijëve të tij për kopshte e shkolla ciësore.

I kam borxh moshes aktive që nuk gjejnë dot vendin e punës

I kam borxh prindërve tanë për nje perkujdesje të merituar.

I kam borxh biznesit, fermereve, sportistëve artistëve, të gjithëve.

Dhe dua ti shlyej këto borxhe.
Ti shlyej duke punuar bashke me durim:

Që qytetin t’ia kthejmë njerëzve!
Që Elbasanit t’i kthejmë shkëlqimin e dikurshëm!
Që Elbasanit ti kthejmë lavdinë e arsimit!
Që Elbasanit ti kthejme muzikën e festave, ngjyrat e jetës e luleve të dikurshme!

Që Elbasanit ti kthejme gëzimin e harenë e të jetuarit.
Prandaj ky kandidim i imi nuk është sakrificë e dorëzimit të një mandati që nuk është i imi por i votuesve.

Ky kandidim i imi është përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë brenda PD.

Përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë si qytetarë e banorë të Elbasanit, të djathtë, gri e të majtë, për të ndërtuar dhe sjellë së bashku në Elbasan një shpresë të re, një besim të ri, pse jo një Bashki të re që nuk eshtë më e kryetarit dhe e drejtorëve, por e qytetarëve të saj!

Share: