Home Approccio Italo Albanese Sergio Fontana: Uji është “ari blu” që Shqipëria s’po e shfrytëzon si...

Sergio Fontana: Uji është “ari blu” që Shqipëria s’po e shfrytëzon si duhet. Do e sjellim në Puglia 

Nga Alba Kepi

Alba Kepi: Të flasim fillimisht për detajet teknike të këtij projekti. Një lajm që erdhi papritur e nga Shqipëria askush nuk ishte i informuar. Sa do të kushtojë e kush është realizuesi i këtij projekti?

Sergio Fontana: Ky ujësjellës do të shërbejë për të sjellë ujë nga Shqipëria në Puglia, Shqipëria ka vend me burime të pasura ujore që i përdor vetëm për centralet elektrike e në shumicën e rasteve harxhohet e derdhet në det. Uji është “ari blu”, mjaft i rëndësishëm në ekonomi e që Shqipëria nuk e shfrytëzon si duhet këtë pasuri të madhe. Ne duam të shrytëzojmë këtë pasuri të madhe të saj, pra ujin duke e sjellë në Puglia, e në territore të Italisë Jugore.

Emergjenca hidrike është emergjenca e së ardhmes që ka ky territor e jam shumë në favor të këtij projekti që nis nga jugu i Shqipërisë e do të mbërrij në provincën e Leçes. Është një projekt që do të ketë 85 km tubacione nën ujë e 120 km tubacione mbi tokë në lartësi 250 metra mbi tokë./Ora News

Share: