Home KRYESORE Shkodran Tolaj: Një kurorë muzikore solemne për nëntorin e krenarisë

Shkodran Tolaj: Një kurorë muzikore solemne për nëntorin e krenarisë

“Nëntori është muaj i krenarisë kombëtare dhe ne si Ansambël po bëjmë të gjitha përpjekjet që me këtë rast krenarisë t’i japim edhe një kurorë të thurur me tingujt më të ngrohtë të muzikës sonë, e cila kësaj radhe vjen e kombinuar me stile e ngjyrime vokale në një atmosferë që është sa solemne, po aq edhe rekapituluese në planin e sukseseve ndërkombëtare të Ansamblit tonë”, deklaroi Shkodran Tolaj, drejtor Ansamblit Nacional të Këngëve e Valleve Popullore Shqiptare në RMV.

Shkup, nëntor 2022 – Në kuadër të aktiviteteve të nëntorit dhe përkujdesit të veçantë të Ministrisë për Sistem politik e Mardhënie në mes Bashkësive, kampionët – artistë të Ansamblit Nacional të Këngëve e Valleve Popullore Shqiptare në RMV janë sërish pranë artdashësve të muzikës e kulturës kombëtare!
Pas triumfeve historike jashtë vendit, Ansambli shqiptar sjell koncertet madhështore në Manastir dhe Shkup!

Program i pasur me valle premierë, këngë të përzgjedhura enkas për ngjarjet, mysafirë të ftuar – artistë të njohur dhe shoqëri kulturo – artistike do të shfaqen para spektatorëve në datat më të rëndësishme kombëtare!

Ansamblit Nacional të Këngëve e Valleve Popullore Shqiptare në RMV fton të gjithë artdashësit që të bëhen pjesë e evenimenteve për të shënuar së bashku 114 vjetorin e Kongesit të Manastirit dhe 110 vjetorin e shtetit shqiptar. Koncertertet solmene do të mbahen më datë 22 nëntor, ora 19, në Qendrën për Kulturë në Manastir dhe 28 nëntor në orën 19:00 në Teatrin e Operës dhe Baletit në Shkup.

Koncertet janë pjesë e programit vjetor të mbështetura nga Ministria e Kulturës në RMV.

Me këtë rast drejtori i Ansamblit Nacional të Këngëve e Valleve Popullore Shqiptare në RMV, Shkodra Tolaj, u shpreh i kënaqur me përgatitjet e artistëve të cilët do të bartin barren kryesore të programit solemn, që është edhe si sublimim i suksesve nëpër festivalet ndërkombëtare.

Share: