Home Approccio Italo Albanese VJEN NJË ÇAST🇦🇱 C’È UN ATTIMO🇮🇹

VJEN NJË ÇAST🇦🇱 C’È UN ATTIMO🇮🇹

Nga Irma Kurti

Vjen përherë një çast në të cilin
të gjitha zhurmat fiken ngadalë,
trishtimi si makth më pushton,
boshllëku bëhet dhe më i madh.

Marr celularin dhe kaloj emrat,
me gishtat që dridhen të kërkoj,
fiksoj numrin tënd e kësaj bote
një kuptim nuk arrij t’i gjej jo.

Nëse dita është me diell apo gri,
gjethet përpëliten ngjyrë zbehtë,
të telefonoj ty. Rrahjet e zemrës
presin që të dëgjojnë zërin tënd
por ai nuk mbërrin asnjëherë.

Dhe harroj që s’je këtu por atje
ku zilja nuk mundet të të zgjojë,
ku mendimi refuzon të më sjellë,
ku shpirti im nuk do të të takojë
e dielli s’mund të të përkëdhelë.

Dhe harroj atë që ka ndodhur,
mungesat e gjata edhe vuajtjet,
lotët – ujëvarë derdhur për ty,
ankthet e humnerën në shpirt,
e humbur, pa dashurinë tënde
në pellgun e mbushur me vetmi.

Vjen përherë një çast, Nënë…

C’È UN ATTIMO

Di Irma Kurti

C’è sempre un attimo nel quale
tutti i rumori si spengono piano,
la tristezza mi invade, mamma,
il vuoto dentro me diventa ampio.

Scorrono i nomi sul mio telefono,
con le dita che tremano ti cerco,
fisso il tuo numero, senza riuscire
a trovare a tutto questo un senso.

Se il giorno è grigio o soleggiato
e le foglie giacciono pallide o no,
io ti chiamo. I battiti del cuore
aspettano di sentire la tua voce
così tenera, che non arriva mai.

Dimentico che non sei qui ma là,
dove le chiamate non ti destano,
il pensiero rifiuta di portarmi,
l’anima non vuole raggiungerti
e il sole non ti può accarezzare.

Dimentico quello che è successo,
le tue lunghe e dolorose assenze,
le lacrime che ho versato per te,
l’abisso nell’anima e le angosce,
persa, senza il tuo grande amore,
in una pozzanghera di solitudine.

C’è sempre un attimo…

Share: