Home KRYESORE Altin Dumani merr detyrën si kreu i ri i SPAK: Do përballemi...

Altin Dumani merr detyrën si kreu i ri i SPAK: Do përballemi me sfidat duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar

Kreu i ri i SPAK, Altin Dumani e ka nisur detyrën sot duke paralajmëruar luftë agresive ndaj korrupsionit për zyrtarët e çdo niveli dhe krimit të organizuar.

Gjatë prezantimit të tij para stafit këtë të hënë, Dumani tha se kjo do të jetë faza e dytë e Prokurorisë së Posaçme që nuk do të tolerojë asnjë shkelës ligji. Teksa theksoi sfidat që e presin përpara në punën e tij, Dumani tha se bashkëpunimi me me BKH do të jetë tepër i  ngushtë.

Të dashur kolegë, faktikisht për shkak të reformës në drejtësi ky transferimi nga drejtuesi në ikje tek drejtuesi në ardhje është gjithmonë i lehtë . Nuk është nevoja për tu prezantuar se kemi punuar bashkë. Falenderoj KLP që më dha besim për tu përballur me këto. Ky besim i dhënë më bën të angazhohem më shumë. Falënderoj Zotin Xholi dhe Kondili dhe i falënderoj për garën dinjitoze.  Të gjithë e dinë se sa e vështirë të ndërtosh një shtëpi të re. Sot zoti Kraja kemi një prokurori funksionale të gatshme për tu përballur me çdo sfidë. Për secilin prej nesh është dashur të përballemi me sfida. Pas këtyre tre viteve SPAK kalon në një fazë tjetër, luftën ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli dhe krimit të organizuar. Inkurajoj dhe nxis secilin prej jush duke punuar në grup të jemi të aftë të procedojmë çdo shkelës ligji. Të punoni të pandikuar nga askush.  E nderuar zonja Hajnaj ju garantoj se bashkëpunimi me BKH do të jetë i ngushtë”- tha ndër të tjera Altin Dumani.

Altin Dumani, prokuror i disa çështjeve të nxehta të krimit të organizuar në vend do të jetë numri një që do të drejtojë SPAK-un deri në 2025. Si kryeprokuror i SPAK, ai premtoi ditë të vështira për të korruptuarit e niveleve të larta dhe për anëtarët e krimit të organizuar.

Me tre kandidatë në garë, anëtarët votuan për Dumanin të premten, nën vështrimin e ambasadores Yuri Kim, e cila e vëzhgoi procesin gjatë kohës që aty po pyetej rivali i fituesit, prokurori Edvin Kondili. Por përpara se anëtarët të shprehnin votat duke dhënë 5 për Dumanin, 4 për Kondilin dhe 1 për Adnan Xholin, diplomatja amerikane e quajti vendimin e  KLP ishte i vështirë mbasi duhej bazuar te kriteret dhe kualifikimet dhe jo tek kërcënimet.

Top Channel

Share: