Home KRYESORE Dy grupimet e PD-së bashkë për fundvit, Mziu: Një drekë pune dhe...

Dy grupimet e PD-së bashkë për fundvit, Mziu: Një drekë pune dhe bashkimi

Deputeti Xhelal Mziu, i cili ishte dhe personi që bëri bashkë dy grupet e PD në një drekë, ka reaguar në rrjetet sociale.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Mziu shkruan se ishte një drekë pune dhe bashkimi i PD.

“Një drekë “pune dhe bashkimi” të PD. Ky është fillimi, më 14 maj PD do të triumfoj si mazhorancë qeverisëse në Shqipëri!”-shkruan Mziu.

Ishte kryetari i PD, Sali Berisha ai që pas drekës të organizuar nga deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu, fliste për një fillim të ri për Grupin Parlamentar të PD.

“Drekë në Fermën Uka e thirrur nga deputeti, Xhelal Mziu si fillim i ri për grupin parlamentar të PD-së. Gëzuar!” Shkroi Berisha krahas fotos që shpërndau në rrjetet e tij sociale.

Në drekën e demokratëve mungonte Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryetari Lulzim Basha të cilët e kanë refuzuar ftesën.

Ndërkohë, Bardhi ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë se ishte pavarësisht se ishte një drekë e përbashkët, nuk ishte bashkim i PD./Opinion.al

Share: