Home Approccio Italo Albanese “Fotografia” e Tiranës në sytë e një fermeri italian nga Fasano

“Fotografia” e Tiranës në sytë e një fermeri italian nga Fasano

Nga Shpëtim Luku

Michele është një qytetar italian nga Fasano, një komunë 40 mijë banorë e gjendur mes Barit dhe Brindizit. Kishte ardhur në Shqipëri për atë që quhet tashmë “turizëm dentar”.

Pra për të bërë një rregullim tërësor të dhëmbëve. Në vendin e tij punonte si fermer. Rastësisht u takuam tek një berber, ku ai kishte shkuar të qethej e mua më duhej të prisja radhën pas tij. Vetëm unë, Michele dhe berberi në dyqan.

Berberi, një djalë i ri nuk po kuptonte diçka dhe kërkoi ndihmën time. Dhe këtu filloi bashkëbisedimi me mikun nga vendi fqinj.

“Shikoj një zhvillim të madh në Tiranë, shikoj qarkullim të madh, me makina dhjetra e qindra mijëra euro”, filloi të zbrazte impresionet e tij pa i’a kërkuar unë. Kurse ai kërkoi prej meje të dinte se cili është burimi i gjithë këtij zhvillimi. I këtij vitaliteti.

“Shqipëria ka emigracion të fuqishëm, ka pak më pak se gjysmën e popullsisë jashtë saj, ndërkohë që Tirana është kryeqyteti i vendit ku është vendosur pjesa më e madhe e bizneseve të vendit”, iu përgjigja. Por e pashë që nuk rezultova shumë bindës tek një qytetar europian, i cili e di mirë se makina me vlerë qindra mijëra euro nuk mund të jetë produkt pune😝😞

Share: