Home Gjeo-Ekonomia Invalidët në grevë urie/ U përjashtuan nga përfitimet, u është hequr mbështetja...

Invalidët në grevë urie/ U përjashtuan nga përfitimet, u është hequr mbështetja financiare

Me një vendim abuzim Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për punë ka penalizuar një pjesë të madhe të invalidëve para dhe tetraplegjikë me përgjysmimin e pagesës së paaftësisë.  

Invalidëve u është hequr pagesa për paketën higjenosanitare e domosdoshme në gjendjen e tyre. Pasi askush nuk dëgjoi ankesat dhe kërkesën e tyre për sqarim nga Ministria e Shëndetësisë, invalidët në Elbasan kanë nisur sot një grevë urie e cila e do të vijojë deri në zgjidhjen e problemit.

Në bazë të VKM nr.78 persona të cilët kanë dëmtime definitive, pa perspektivë përmirësimi të gjendjes shëndetësore, deklarohen invalidë të përjetshëm dhe nuk duhet të paraqiten pranë Komisionit Mjekësor Epror.https://60c842185b2ae2ca4323f192f86a7760.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.htmlMirëpo ky i fundit duket se ka dënuar invalidët, një pjesë e mirë e të cilëve janë kryefamiljarë dhe nuk përballojnë as nevojat e tyre mjekësore dhe as nevojat e përditshme të familjes.

Top Channel

Share: