Home KRYESORE ‘Janë ca kinse patriotë të mëdhenj’, Rama reagon sërish për ‘Xhakën’: Nuk...

‘Janë ca kinse patriotë të mëdhenj’, Rama reagon sërish për ‘Xhakën’: Nuk i ndihmoj dot ata që nuk duan të kuptojnë pse-në

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për lidhur me akuzat e bëra ndaj tij se nuk reagoi për fitoren e Zvicrës, ku dy protagonistë ishin 2 shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Në rrjet kanë qarkulluar dy foto në të cilat Rama ka uruar në vitin 2018 fitoren e Zvicrës dhe ka shprehur krenarinë Xhakën dhe Shaqirin të cilët kishin shënuar po kundër Serbisë në Europian.Teksa ka ndarë postimet e tij në 2018, Rama shkruan se ai i qëndron të dyja postimeve, por nuk mund t’i ndihmojë dot ata që nuk kuptojnë pse-në.

“Janë ca kinse patriotë më të mëdhenj se të tjerët e disa kinse të zgjuar më shumë se të tjerët, që fjalëve të mia sot u kundërvihen me postimet e mia dikur për Xherdanit e Granitit! U qëndroj 100% të dyjave dhe ata që nuk duan ta kuptojnë psenë nuk kam se si i ndihmoj”, shkruan Rama.

Të gjithëve u ka bërë përshtypje përse kryeministri Edi Rama nuk reagoi për fitoren e Zvicrës përballë Serbisë, kur protagonistë kanë qenë 2 shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

“Nuk e kuptoj pse duhet të flisja se nuk jam kryeministër i Zvicrës, por i Shqipërisë, nëse do i ndaja ato 2 shqiptarët që ne i shohim me dashurisë dhe simpati të madhe për një ndeshje të veçantë, ca do bëja, do i përdorja ato figura për politik dhe në një mënyrë aspak dinjitoze sepse është ekipi kombëtar i një shteti tjetër dhe do i fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak, por nacionalizmi është sa qesharak aq edhe i rrezikshëm, nuk e shoh të nevojshme dhe kush e bën nuk bën gjënë e duhur”, tha Rama.

360grade.al

Share: