Home Gjeo-Ekonomia Mbahet mesha e Krishtlindjeve, Papa lutje për fëmijët në luftë

Mbahet mesha e Krishtlindjeve, Papa lutje për fëmijët në luftë

Pope Francis presides at Christmas Night Mass in St Peter’s Basilica, Vatican City, 24 December 2022. There are seven thousand faithful present but people also follow the celebration from St Peter’s Square through the giant screens. The Christmas Mass in St Peter’s was not so crowded since before the pandemic of Covid-19. ANSA / RICCARDO ANTIMIANI

Papa Françesku ka dënuar “urinë njerëzore për pasuri dhe pushtet” në meshën e Krishtlindjeve në Vatikan, duke iu referuar me sa duket luftës në Ukrainë dhe konflikteve të tjera.

“Krishtlindjet nuk festohen pa të varfërit. Por njerëzimi, i pangopur për para, pushtet dhe kënaqësi, nuk u lë vend të varfërve. “Sa luftëra kemi parë!” tha ai, duke shtuar se viktimat kryesore ishin “të dobëtit dhe të pambrojturit”.

“Mendoj mbi të gjitha për fëmijët  që kanë vdekur në luftë, për varfërinë dhe padrejtësinë”, shtoi Papa. “Kam një ftesë për të parë jetën, politikën dhe historinë me sytë e fëmijëve”, tha ai në predikimin e tij në prag të Krishtlindjes.

Papa Françesku mbërriti në bazilikë me një karrocë me rrota dhe gjatë festës shfaqej paksa i lodhur, herë pas here me zë të ngjirur.

Shtatë mijë besimtarë ishin mbledhur në bazilikë dhe tre mijë të tjerë ishin grumbulluar për të ndjekur meshën nga sheshi i Shën Pjetrit në ekranet gjigante.

Share: