Home Gjeo-Ekonomia Mjeku i njohur Tritan Kalo: Ju tregoj rritjen e vërtetë të pagave!

Mjeku i njohur Tritan Kalo: Ju tregoj rritjen e vërtetë të pagave!

26.12.2022… REFLEKTIM që sindroma “7 x 7 = 42”, të mos rrënjëzohet në mesin e politikbërësve tanë…

Me ardhjen në pushtet të Mazhorancës aktuale në Programin e Rilindjes u premtua një rritje pagash prej 40% në dy mandatet e para, premtim i avancuar në 60% nga “Tigri” i financave, dhe i shpallur si i realizuar në 70% nga Kryeministri në takimin me punonjës të Shëndetsisë në këtë muaj Dhjetor në Pallatin e Brigadave…

Çfarë ka ndodhur realisht deri më sot…

Janë realizuar dy herë rritje pagash nga 10% (2 x 10% = 20 %) dhe një herë rritje prej 6%, pra në total 26%…

NËSE pagat normalisht do të indeksohen në lidhje me inflacionin, sikundër e parasheh ligji ato do të ishin sot së paku 40% më të larta se në 2013, dhe ky indeksim ligjërisht i detyrueshëm nuk mundet të na ofrohet elektoralisht si rritje pagash…

Në pamundësi për të rritur pagat, këtë faktor yshtës kryesor për largimin thejqafës emigrator të personelit të dhënies së kujdesit shëndetsor, së paku zbatoni ligjin dhe i indeksoni ato në përputhje me inflacionin…

Në literaturën politike amerikane kam lexuar që: “është e zakonshme të ndodhë realizimi i vetëm 10% të premtimeve elektorale, pas fitimit të zgjedhjeve nga një Forcë Politike, ndaj duhen dëgjuar me kujdes ato që na premtohen në një Fushatë Elektorale”…

Nuk qënka aq e lehtë kalimi “nga Fitorja në Fitore”…

SHPRESOJ të keni kaluar KRISHTLINDJE të bukura e të lumtura me të dashurit tuaj…

Përftoj nga ky postim t’u UROJ të gjithë miqve, të afërmve, mirëdashësve, kolegëve dhe bashkëkombasve të mi GËZUAR VITIN e RI 2023!….Together forever!!!

Share: