Home KRYESORE Planet e kokës boshe dhe absurde të Vuçiçit, janë idiotizëm vetëshkatërruese

Planet e kokës boshe dhe absurde të Vuçiçit, janë idiotizëm vetëshkatërruese

Nga Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, Partia Politike e Pamvarur (FWV) Gjermani


Është e drejtë politike nësë politikanët gjerman dhe ata botëror kur akuzojnë Vuçiçin se është duke “luajtur me zjarrin”. Prandaj kjo qeveri serbe është e egër, barbare dhe e papërgjegjshme në sjelljet dhe mendimet e kota dhe pa asnje bazë logjike.

Krejtësisht absurde është kerkesa e Vuçiçit të dergoj ushtrin serbe në afërsi të Republikës së Kosovës, të instrumentalizoj popullin e tij të vendosin barikadat dhe prak ti largojn me efekt vetëdemtues. Plotësisht e qartë është, se Kosova dhe Serbia mund të krahasohen si Gjermania dhe Franca. Serbia nuk ka asnje kërkes të hapur ndaj Republikë së Kosovës. Kosova është shtet sovaran, shtet ligjor i pamvarur dhe legjislativ. Është turp i madhë i serbise që barikadat të cilat i vendosi vet, ti largojë vetë si një kafshë e sëmuar në kokë.

Republika e Kosovës i ka plotësur dhe i plotëson metutje të gjitha dispozitat duke i respektuar marrëveshjet e mëparshme evropiane dhe deri më tani është duke zbatuar ato në cdo struktur politike, sociale dhe kulturore. Pakica e komunitetit serb në Kosove, i gëzon te gjitha të drejtat e barabarta me populln shqiptar pa asnje dallim politik, social, kulturor apo gjetiu. Në këtë aspekt nuk ka asnjë ankes shoqërore apo internacionale. Nëse pakica serbe nuk është e kënaqur apo e pajtimit me ndonje form të jetës së përbashkët, egzistojn mundësit e shumta te bisedimeve kulturore bashkkohore, negociatave nacionale dhe internacionale dhe metodave tjera paqësore për të arritur kompromise të mëtutjeshmë liridashëse. Por jo, për të paraqitur gjeste lufte se si po vepron udhëheqja serbe këto ditë duke vënë në lëvizje ushtrinë dhe duke vepruar sikur mund të sulmon një fqinj, një shtet të pamvarur sovran, i cili është ndërtuar komplet me force ushtarake për ta mbrojtur në cdo hap teritorin dhe lirine shtetërore dhe cdo pëllëmbë teritoriale. Republika e Kosovës nuk është ajo para 20 vitesh dhe ne nuk jemi më në shekullin e 19-të.

Presidenti i Serbisë Vuçiçi, dëshironte të luante rolin e nje Putini të vogël, por në gjendjen politike, ekonomike, sociale dhe rrethanat në të cilat gjendet serbia, është shumë qesharake dhe jo serioze kafshimet e tyre në ajrin e zbrazët duke i lënduar dhëmbët gjysem të kalbur. Prandaj është jo logjike tentimi i politikës serbe të luan me zjarrin, flaka e të cilit rrymon në kallje të shtetit të vet.

Pasi Serbia shiqon vehten dhe e përcakton vehten si një kandidat për anëtarësimin e ardhshëm në BE, nuk është dashur të bëjë veprime të tilla pa asnje logjik por të shtyra nga psikopatija trasheguese. Një shtet i cili pretendon ta sulmon shtetin fqinj, te destabilizon politikën botërore duke luajtur me zjarrin e ndezur, nuk duhet lejuar por as mundësuar anëtarsimin në asnjë organizat internacionale.

Sjelljet ndezese të qeveris serbe mund të jen të rrezikshme edhe për të gjithë Evropën. Edhe pse Republika e Kosovës është në gjendje politike, ushtarake dhe stabilitet shtetëror, të mbroj vehte teritorin, lirinë, integritetin, stabilitetin dhe kufinjt Kosovar, ne për fat të mirë ende kemi KFOR-in, misionin ushtarak të NATO-s të stacionuar në Kosovë i cila ka disa mijëra ushtarë që mund të kujdesen për paqe dhe stabilitet në evrop. Prapa Republikës së Kosovës dhe drejtësis së saj, qëndrojn forcat e mëdhaja Evropiane dhe Amerikane.

Bllokadat dhe ngacmimet nga ana e serbis në veri të Kosovës janë kryesisht te inkurajuara nga Beogradi dhe nuk jan kursesi te iniciuara nga populli i rëndomt i cili është lodhur dhe dërmuar nga politika e shtrëmbëruar serbe.

Stabiliteti shtetëror i Republikës së Kosovës është sot në gjendje të nivelit evropian të kujdeset për integritetin dhe sigurin shtetërore.

Share: