Home Gjeo-Ekonomia Po kryeministri Rama kur do të bëj vizitë zyrtare në Çamëri?

Po kryeministri Rama kur do të bëj vizitë zyrtare në Çamëri?

Nga Alban Daci

Vizita e sotme e kryeministrit grek në Himarë ishte një vizitë e cila ka dy këndvështrime:

– Normale, nëse Greqia në gjithë këto vite do të kishte treguar një vëmendje të sinqertë

-Tepruar, sepse qëndrimet e Athinës në këto 30 vite nuk kanë pasur orientimin e politikë europiane në lidhje me qëndrimet minoritare, por mund të themi qëndrime në ndërhyrjen e çështjeve të brendshme të Shqipërisë e ndoshta edhe për të cenuar hapur sovranitetit e Shqipërisë e pse jo edhe në mënyra jo të drejtpërdrejta edhe për tjetërsim territoresh!

Është bërë çështja e minoritetit grek në Shqipërisë sikur të ishte një çështje shtetërore pas një historie dhune apo shtypje. Në fakt, sot, minoriteti grek është një minoritet që gëzon të gjitha të drejtat që do i kishte zili çdo minoritet në Greqi. Vende si Greqia dhe Serbia kanë një problem të përbashkët: minoritetet i lidhin me çështje territoriale duke i konsideruar kërcënim për sovranitetin dhe jo si një pasuri për shoqëritë e vendeve të tyre dhe në këtë optikë shikojnë e trajtojnë edhr minoritetet e tyre në vendet fqinje!

 Problemi i Shqipërisë është se: për arsye të fqinjësisë së mirë dhe nevojës për integrim europian është sjellë me inferioritet duke mos vendosur asnjëherë kushtin e “reciprocitetit”. Kjo ka bërë të sillemi si vasal dhe në të drejtën tonë e në vendin tonë! Ballkani nuk shërohet nga psikozat e nacionalizmave. Sot, në vizitën e Kryeministrit grek, valvitej flamuri i Greqisë sikur të ishim në një territor grekë! Imagjinoni sikur Kancelari Gjerman të vizionte Lorenën sot, me tendencat që ka politika greke në Himarë ose sikur Presidenti italian të bënte një vizitë të tillë në Nicë me idenë se kjo ka qenë territor italian!

Shpresoj që në një të ardhme të mos ketë ndonjë ide për asocionin e komunave greke në Jugun e Shqipërisë edhe pse Rithemelimi e bëri fakt të kryer duke i lënë dules të drejtën për zgjedhjet lokale pikërisht në këto zona që ishte sot Kryeministri grekë. Nëse do të kishim “këllëqe” si shtet e do të kishim forcë për reciprocitet, atëherë vizita e radhës duhet të jetë e Ramës në Çamëri i cili duhet të betohet për çështjen e pronave të shqiptarëve ashtu siç u betua kryeministri grekë!/Shqiptarja.com

Share: