Home KRYESORE Sot është banale të vdesësh nga sëmundja e zemrës në futboll!

Sot është banale të vdesësh nga sëmundja e zemrës në futboll!

FUTBALLOMANIA

Nga Ragim Kciku

Ose, epidemia e fëmijëve shqiptarë të Kosovës e cila nuk shërohet. Nuk ka ilaç për te. Me rastin e vdekjes apo vrasjes së një djaloshi me emrin Erion Kajtazi.
Po të kishte rregull nëpër klubet tona, Erioni nuk do të kishte vdekur nga futbolli. Ai do të ishte plakur me një profesion tjetër. Po parafrazoj një mjek të dëgjuar evropian: Sot është banale të vdesësh nga sëmundja e zemrës.

Mua më duket konstatim i ekzagjeruar por të besojmë në gjysmën e saj. Erjoni është një viktimë përjashtuese, nga epidemia që ka kapur fëmijët e Kosovës, që në fillimet e jetës së tyre.

Pas bizneseve të mjekëve, barnatoreve, dasmave e ndonjë tjetër “sport”, që kemi, vjen futbolli. Futbolli i cili u bë njësoj joshës sikur kanabisi në Shqipëri.

Sa punoja në Finlandë me fëmijët tanë ku isha punëtor i rregullt i shtetit, pengesa e parë për vijimin e mësimit jodetyrues të gjuhës shqipe me dy orë në javë, ishte futbolli.

Nxënës shembullorë vraponin pas klubeve të fëmijëve për ushtrime futbolli. Të huajt ishin ata që i mbushnin klubet me futbollistë të rinj. Unë kisha hallin e shqiptarëve, por nuk mund të mbzja ligjërata për kundër kësaj sëmundjeje për faktin se nuk më besohej.

Nuk më besohej për një shkak shumë banal: “Po don me na i nalë thmit me shkue n’fuzball se po tutet qi po i nalen për gjuhë shipe”. E, kjo përkthehej sikur mua më vogëlohej rroga?!”

Prej qindra fëmijësh që vazhduan stërvitjet, të gjithë mbetën pa arsimim. Ata “futbollistët”, mbetën për të bërë pizza, për të larë vetura e ndonjë mjeshtëri tjetër si ndërtimtari, shoferë, taksistë etj.

Dështim tragjik i rinisë sonë.

Në Kosovë, ka me mijëra fëmijë të cilët asgjë tjetër nuk bëjnë pa qenë të vetëdijshëm se futbolli nuk është sport për të gjithë dhe aq më pak dinë për të ardhmen.
Kjo gjë shihet se si janë të infektuar kur, fëmijët së bashku me prindërit punën kryesore kanë futbollin.

Prindërit e fëmijëve tanë, vetëm ndonjë përjashtim është në gjendje të gjykojë se nuk ka sport që merret me zor, si dhe humbja e moshës më të mirë kur fëmija duhet të ketë energjinë dhe qetësinë fizike për të përthithur dituri, shkencë, art, kulturë etj.

Kolë Shiroka politikan jo fort i preferuar p.r shqiptarët qe shprehur: “Nuk jam të ndalen çiteliat, por jo me çitelia deri në alivani”. Dhe është fakt se, të tillë ishim në ato 2-3 vite.

Të gjithë donin të bëheshin Fatime Sikola, Sali Mana, Ibrahim Tukiça etj.

Futbolli për momentin është një nga plagët e shoqërisë kosovare, pas arsimit të vlerësuar “pis”, nga PISA.
Po, megjithatë, mirë është! Gjermanit i nevojiten edhe hamallë, edhe futbollistë.

Share: