Home KRYESORE Trafiku , zhvillimi ekonomik dhe lista e këngëve që mbaj në makinë.

Trafiku , zhvillimi ekonomik dhe lista e këngëve që mbaj në makinë.

Nga Irena Beqiraj

Teksa bëj rrugën Tiranë – Vlorë si në vajtje dhe ardhje më tërheqin vëmendjen karakteristikat e trafikut. I dendur i gjatë në dalje dhe në hyrje të Tiranës, i mjftueshëm deri në Durrës, tërësisht i munguar me rrugë thuajse të shkreta deri në Vlorë , aq sa Jazzi që dëgjoj kur udhëtoj më krijon trishtim.
Për një ekonomist trafiku ka lidhje të drejtë me zhvillimin ekonomik dhe i kostot e jetësës në një vend. Zonat me trafik të lartë janë zonat më të zhvilluara ekonomikisht, por trafiku i lartë sinjalizon edhe kosto e larta të jetësës në këto zona .
Në 30vitet e fundit shqiptarët migrojnë drejt Tiranës për një punë, për një shkollë më e mirë për fëmijët, për një shërbim shendëtësor më i mirë, apo edhe sepse perceptojnë një hendek më të ulët në barazinë gjinore, elementë këto që u mungojnë në qytetet e tyre. Nëse analizon karakteristikat e migrimit të brendëshëm në Shqipëri vëren së pari, migrantët janë kryesisht të rinj – pothuajse 46 për qind e emigrantëve ndërprefekturorë janë më të rinj se 30 vjeç .

Së dyti, ka një ‘ikje të trurit’ nga qytetet e vogla për tu pozicionuar kryesisht në Tiranë dhe rrethinat e saj .Pra ata që migrojnë drejt Tiranës janë kryesisht më të arsimuar se popullsia që lënë pas në qytetet e tyre të orgjinës .

Së treti, ka “një feminizim” të migrimit të brendshëm, pasi më shumë se gjysma (54 për qind) e atyre që lënë qytetet e tyre janë gra. Në tiranë realizohet rreth 48% e PBB dhe me megjithë përpjeket për të rigjallëruar qendrat e qyteteve, ato mbetën sërisht “fjetore”, të abandonaura nga të rinjtë, nga njerzit më të arsimuar, edhe nga gratë.

Eshtë e vërtëtë që migrimi paijsi Tiranën me më shumë fuqi punëtore, por struktura ekonomike e qytetit nuk ishte në gjendje ta përthithëte plotësisht atë. Ndërkohë që fluksi i vazhdueshëm i migrimit kërkon balancim dhe rrit presionin për infrastrukturë, shërbime publike trasport, edukim, shëndetësi, qyteti, bëhet më i pa mundur për tu menaxhaur qoftë nga ana demografike por qoftë dhe nga ana territoriale .Edhe në fakt, treguesit e standardeve të jetesës edhe kostot e jetësës tregojnë se Tirana nuk gëzon më asnjë avantazh të dukshëm në këtë drejtim, gjë që ka bërë që njërzit të drejtojnë levizjet e tyre migruese drejt perëndimit .

Gabimi i rëndomtë që është bërë historikisht kur kemi hartuar politika zhvillimore është trajtimi i ekonomisë si monolite. Zgjidhjet kanë qënë modele të imponuara nga lart poshtë, me pretendimin se zgjidhja apo modeli i dhënë do të funksinonte njësoj në të gjitha zonat . Ekonomia a e një vendi sado i vogël të jetë ai, nuk është monolite , ajo është rrjet i ekonomive rajonale. Thënë këtë rruga drejt suksesit ekonomik kombëtar nuk vjen nga zgjidhjet nga lart-poshtë, sepse nuk ka një zgjidhje të përshatshme ekonomike për cdo zonë apo rajon .

Cdo zonë ka nevojë të këtë specializimet e veta unike të industrisë, tregjet e punës dhe banesave, si dhe kapacitetet dhe marrëdhëniet institucionale. Cdo zonë ka burimet e veta, ka karakteristika ekzistuese dhe potenciale unike ekonomike, të cilat nëse do të njihen ,do të përdoren, edhe do të zhvillohen në mënyrë optimale do të zogëlonin poloarizimin ekonomik duke i trasformuar Lushnjen Fierin Kavajën në vende të denja për të jetuar , edhe rrjedhimisht Tiranën më të lehtë për tu menaxhuar.

Pikërisht kjo qasje zhvillimore jo vetëm i mungon Shqipërisë por c’është më e keqja i mungon vizionit të polikëbërjes nga të dyja krahët, i ka munguar tërësisht narativës së kandidatëve në cdo zgjedhje vendore, i mungon debatit publik.
Me sa duken bathët edhe pas 14 Majit do të duhet 55 minuta për të hyrë në Tiranë dhe rruga do të vazhdojë të jetë melankonike dhe e shkretë deri në Vlorë.

Më duhet urgjentisht të ndryshoj listën e këngëve që luaj gjatë udhëtimit .

Ndonjë sygjerim ?

Share: