Home Gjeo-Ekonomia Abazoviç: Ndikimi rus në Mal të Zi prezent me dekada, ja mënyra...

Abazoviç: Ndikimi rus në Mal të Zi prezent me dekada, ja mënyra më e mirë për ta luftuar

Kryeministri ende në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ndodhet në Tiranë për promovimin e librit të tij “Kritika e Etikës Globale”.

Në një prononcim për mediat, i pyetur nga gazetarët, ai pohoi prezencën e ndikimit rus në Mal të Zi ndërsa theksoi se mënyra më e mirë për ta luftuar është rritja influencës europiane dhe amerikane.

“Është prezent me dekada dhe historikisht. Ka dhe gjëra shqetësuese por unë mendoj se e kemi menaxhuar shumë mirë situatën lidhur me ndikimin rus. Kemi shpallur non grata shumë prej diplomatëve rusë dhe do e menaxhojmë dhe në të ardhmen. Mënyra më e mirë për t’u luftuar influenca ruse është më shumë influencë europiane, influencë nga SHBA”, tha Abazoviç.

Share: