Home KRYESORE Asgjë tjetër se vet jeta e njeriut nuk është e rëndësishme. Nëse...

Asgjë tjetër se vet jeta e njeriut nuk është e rëndësishme. Nëse ajo ndërpritet kuj i vlen drejtësia?!

Nga Bledi J. Dervishaj

Kujt do ti vlejë tani drejtësia miope e SPAK-ut, kujt??
Është dosja e inceneratorëve edhe çfarë pastaj është turp të verifikosh, të inspektosh nëse kjo strukturë ka funksionarë të paaftë të emëruar aty me nxitim?

Aspak, kjo është detyrë që duhet përmbushur. A ka kërkuar i ndjeri Enver Sheshi zëvendësimin e masës së sigurisë dhe nëse po, arsyetimi i gjëndjes mjeksore si është vlerësuar në gjykim?, drejt në proporcion me nevojat e masës së sigurimit, kushteve dhe kritereve të vendosjes dhe zbatimit të vazhduar të masave ekstreme të sigurimit personal arrestit në burg?

Kjo çështje kërkon reagim shtetëror nga vet organet e drejtësisë. Kryeinpektori i ILD të zgjohet nga gjumi se boll ka fletur, të shkojë të marrë dosjen e Prokurorit dhe të Gjykatës. Nuk është turp është detyrë.

SPAKU nuk është imun. Nëse një Oficer, Prokuror dhe Gjyqtar të kësaj strukture kanë kryer shkelje të përsëritura në proceset e tyre ata nuk meritojnë të jenë pjesë e asaj strukture.

Hapin sytë ILD, KLP dhe KLGJ, kryeni detyrën, jeni organe të pavarura e qeverisëse të sistemit të drejtësisë dhe jo organe fundore të tij. Nëse ka vonesa në hetimin e kësaj çështje, nëse ka devijime apo shmangie hetimesh, nëse ka veprime të parregullta, bëni detyrën sipas ligjit në këtë rast.

Ministri i Drejtësisë të fillojë inspektimin e sistemit të paraburgimit dhe zbatimit të protokollove.

Asgjë tjetër se vet jeta e njeriut nuk është e rëndësishme. Nëse ajo ndërptitet kuj i vlen drejtësia?!!

Share: