Home KRYESORE Duhet të ndryshojmë perceptimin mbi VIP-llëkun! Këta janë VIP për mua.

Duhet të ndryshojmë perceptimin mbi VIP-llëkun! Këta janë VIP për mua.

Nga Enkeleid Alibeaj

Këta burra nuk i njoh. I kam takuar në repartin e zjarrfikësve në Durrës, ndërsa zhvilluam një trajnim me të rinj vullnetarë për emergjencat civile. Gjatë vitit që shkoi kam trakuar shumë njerëz si këta, të cilët kur bien zjarret, tërmetet, apo në fatkeqësi të tjera natyrore, janë të vetmtit që vënë kokën e tyre në rrezik për të shptuar jetëtn e të tjerëve.

Mu kujtuan sot këta njerëz, ndërsa kudo diskutohet e flitet për VIPA(marrë shkas nga ata që janë futur në një shtëpi të famshme).

Kush është një VIP? Nga anglishtja do të thotë Person Shumë i Rëndësishëm.

Por, kush janë të rëndësishëm në Shqipëri(dhe jo vetëm në Shqipëri), ose kush gëzon privilegjin e të quajturit VIP?

Një dyzinë këngëtar(ucësh), që kopjojnë këngë sllave, bullgare e greke dhe mbledhin paratë me fshesë nëpër dasma.

Një dyzinë analistësh që mbushin studiot çod natë nëpër televizone dhe që ndryshojnë mendin tre herë brenda ditës.

Shumë dyzina politikanësh, ca të paftë e ca hajdutë me damkë.

Artistë shpesh të dështuar(ata të suksesshmit spara dalin në skenë kur janë jashtë skene)

Dhe shumë “modele” rrjeti që dalin foto me prapanicë. Sidomos këto janë Very Very VIP.

Por çfarë kanë bërë këta njerëz për të qenë shumë të rnëdësishëm?

Çfarë shërbimi i kanë bërë vendit dhe popullit të tyre?

Jo çdo person që del në ekran është një VIP. Ai mund të jetë një njeri publik, një njeri i famshëm për nga ana e PR, mund tgë jetë shumë I ndjekur në rrjet, qoftë edhe pse është i bukur. Por nuk do të thotë se ky është I rëndësishëm, ai nuk është një VIP.

Unë “votoj” që njerëzit më të rëndësishëm të jenë pikërisht këta, këta që na gjenden për të na shpëtuar kokën, duke dhënë edhe jetën e tyre.

Share: