Home KRYESORE Habit Endri Shabani kundrejt protestës për Luizin e Big Brother

Habit Endri Shabani kundrejt protestës për Luizin e Big Brother

Ky nuk eshte nje status per Luisin

Nga Endri Shabani

Pas protestes ne Kashar, jam ne pritje te statuseve se “ne jemi popull dele”, qe “ky vend nuk behet” apo qe “ky popull e meriton qeverine qe ka”.

Thjesht per t’i vene gjerat ne perspektive. Ne Shqiperi jetojne rreth 2.8 milione banore, dhe ata qe kane dale te protestojne per Luisin jane me pak se 0.005% e popullsise. Prandaj ata nuk mundet kurresesi te perfaqesojne 99.99% tjeter.

Padyshim qe ne kete shoqeri ka shume fansa te Luisit, apo luiseve te tjere. Dhe qe kur politika eshte kthyer ne spekakel, gjasat jane qe ‘fansat’ e Luisit, te jene njeherazi ‘miliantet’ Edi Rames, Erion Velise, Sali Berishes apo Ilir Metes.

Ne te dyja rastet arsyeja eshte heqja e mendjes nga hallet reale.

Ne nje vend te varferuar, televizori mbetet e vetmja menyre per te dale nga monotonia e botes perreth dhe nga trishtimi i jetes.

Prandaj, ata protestojne thjesht qe shfaqja te vazhdoje, ne menyre qe (per disa kohe) te heqin mendjen.

Me kollaj te shqetesohesh per Luisin se sa per pensionin. Me e lehte te merresh me brekushet e Rames, se sa te mendosh per gjendjen e spitaleve nese te bie semundja. Me mire te merresh me telenovelen e PD-se, se te mendosh per perspektiven e femijeve te tu ne kete vend.

Rama e di kete, prandaj sa here qe i duhet t’i heqe vemendjen shqiptareve nga hallet qe iu ka shkaktuar, iu del me apo pa brekushe, me dajre apo me sopate.

Por nderkohe qe luiset dhe fansat e tyre e kane ne terezi, ne te indinjuarit me kete shfaqje, na takon te bejme dicka per te ndryshuar realitetin ne kete vend.

Problemi nuk qendron me aktivitetin e militanteve te luiseve, por me apatine e pjeses tjeter.

Vertet fansat e luiseve jane nje pjese e vogel, por ata jane pjesa me e aktive e shoqerise. Ata protestojne per ate qe i shqeteson.

Keshtuqe nese nuk duam qe fansat e Luisit te jene perfaqesuesit e ketij kombi, na duhet te jemi me aktiv per te promovuar mendimet dhe qendrimet tona.

Te jesh i bindur qe, diten qe ne protestojme masivisht per gjerat qe na shqetesojne, fansat e Luisit nuk perbejne me lajm.

Share: