Home Gjeo-Ekonomia “Nuk ka strategji lobimi”- Ish ministrja e Jashtme i bën thirrje qeverisë:...

“Nuk ka strategji lobimi”- Ish ministrja e Jashtme i bën thirrje qeverisë: Kosova të hapë zyrë ndërlidhëse në Ukrainë

Ish ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë Meliza Haradinaj-Stublla ka deklaruar se Prishtina duhet të hapë zyrë ndërlidhëse në Ukrainë.

“Edhe pas 2 vitesh, shohim se MPJ nuk ka strategji lobimi për mirëmbajtjen dhe thellimin e raporteve bilaterale ekzistuese me shtete njohëse, e as iniciativa të reja për të filluar një komunikim të thjeshtë bilateral me shtete mosnjohëse”, thotë ajo.

Në një status në rrjetet sociale ajo shkruan se MPJ do të duhej të kërkojë nga lidershipi i Ukrainës të fillojë bisedimet për të hapë një Zyre Ndërlidhëse të Kosovës në Kiev, pak ditë pasi Shqipëria e ndërmori këtë hap.“Kosova nuk e kapitalizoi aspak vendimin e Serbisë për mosvendosje të sanksioneve ndaj Rusisë, dhe ky mbase do jetë momenti i fundit për të filluar”, shkruan Haradinaj-Stublla./360grade.al

Share: