Home Gjeo-Ekonomia Patronazhistët dhe mungesa e ndihmës nga qeveria po çojnë në faliment biznesin...

Patronazhistët dhe mungesa e ndihmës nga qeveria po çojnë në faliment biznesin vendas!

Nga Dashnor Sula


📍Vitet e fundit, sektori i sherbimeve “Call Center” (Ato te ndershmit jo hajdutet me kriptomonedha) u kthye ne një mundesi e mire punesimi per shume te rinj. Por fal qeverise edhe kjo mundesi shume shpejt po shuhet. Se fundmi pronaret e Call Centerave nuk lidhin dot kontrata te reja sherbimi me kompanite e huaja per shkak te pasigurise kibernetike ne vend. Sipas nje artikulli te publikuar nga “Monitor” bizneset italiane kane refuzuar të firmosin kontrata të reja në Shqipëri për shkak të trjedhjes së të dhënave që filluan me databazën para zgjedhjeve të 25 prillit të 2021 me data bazën e patronazhistëve dhe më pas edhe hakerat Iranianë.
📍Në kushtet kur Shqipëria po zbrazet çdo ditë, krijimi i një krize të re edhe me kontributin e mazhorancës në një sektor që gjeneron shumë vende pune për të rinjtë rrëzimon të na boshatis vendin. Vite pas publikimit të databazës me patronazhistët, qeveria ska ndërmarr anjë nismë për të informuar dhe garantuar qytetarët në Shqipëri, biznesin në vend dhe ata të huajt për sigurinë kibernetike. Kjo do na shkaktojë mijëra vende pune më pak dhe miliona euro më pak taksa të mbledhura.
🔴Pavarsish kontributit negativ që po jep në sektorin e Call Centerave, qeveria nuk e ve ujin në zjarrë të ndërmarrë asnjë masë ndihmuese ndaj biznesit vendas. Ata shprehen se qeveria ka mbledhur shumë taksa nga rritja e çmimeve, por taksat kanë shkuar në xhepin e qeverisë dhe nuk ka asnjë ndihmë për përballimin e krizës e cila do të zerë ngusht biznesin shqiptar për të 3 vit.
📌Ndryshe klima e krijuar nga qeveria për sektorin privat, administrata në shtet njeh vetëm zgjerim. Qeveria shpenzon miliona euro për teknologji, madje çon edhe satelitë në hapsirë, por mesa duket satelitët dhe teknologjia nuk prodhojnë vota, ndaj siç konfirmon edhe INSTAT, punësimi në shtet është zgjeruar me 13.3% gjatë 2014-2022.
📍Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në fund 6-mujorit të parë arriti në 185,696 persona nga rreth 163,885 që u gjeten në vitin 2014.
Të dhëna më të detajuara nga raportimet zyrtare tregojnë se administrata publike është fryrë me disa funksione të reja, por ndërkohë rritja më e madhe ka ndodhur në ndërmarrjet e ujësjellësit në pushtetit vendor.
🔴Këto janë dy standardet e qeverisë: dhunim deri në falimentim të biznesit të ndershëm privat dhe fryrje të administratës. (Shpërdorim i taksave të qytetarëve për kënaqjen monetare të patronazhistëve).

Share: