Home Gjeo-Ekonomia Artur Zheji: Pse lufta e Ukrainës zhvillohet në “kufijtë” e Shqipërisë?

Artur Zheji: Pse lufta e Ukrainës zhvillohet në “kufijtë” e Shqipërisë?

Editorial nga Artur Zheji

Ky është emisioni “Lufta dhe Paqja”, në ABC News! Do të jemi këtu në çdo mbrëmje nga e hëna në të enjten në orën 20:10 për të hapur një dritare përtej “fshatit” shqiptar dhe debateve të pakuptueshëm në këtë kakofoni që rrethon të përnatshmen.  Do të flasim për luftën në Ukrainë që po pëson një agresion të pabesë.

Kolonat e tankeve ruse, një vit më parë sulmuan një vend sovran dhe sipas Putinit, në një operacion special, kërkuan të shbëjnë atë çka ishte Ukraina. Por befasia ishte e madhe kur mendohej se për disa javë Kievi do të binte në duart e Putinit, dot të vihej një qeveri kukull dhe muzika ukrainase do të ishte sipas asaj së Putinit.

Duket sikur ky konflikt është larg kufijve të Shqipërisë por e vërteta është krejt ndryshe. Lufta po zhvillohet në kufijtë e Shqipërisë. Duket një paradoks sepse kufijtë tanë dhe të NATO-s janë të përbashkët. Çdo incident, agresion apo luftë që mund të ndodhë në një vend anëtar të NATO-s, automatikisht ndodh edhe me Shqipërinë.

Pra jemi afër një lufte po aq sa vendet që janë në kufi me Ukrainën. Për të kuptuar se çfarë ndodh apo jo në jetën tonë, çfarë ndodh në gjeostrategjinë planetare, e cila kjo luftë e ka vënë në rikonceptim të ri, do të merremi dhe do të japim përgjigje me pyetjet që ju bëni

Share: