Home Gjeo-Ekonomia Çmimi Ekonomik i Tkurrjes së Popullsisë Shqiptare🇦🇱🇬🇧

Çmimi Ekonomik i Tkurrjes së Popullsisë Shqiptare🇦🇱🇬🇧

Nga Enio Jaço

Shqipëria po përballet me tkurrjen më të madhe të popullsisë ndër dekada dhe është koha për politika të forta për përmbysjen e trendit. Përndryshe mund të jetë pak vonë.

Numri i njerëzve në vend ka rënë nga 3.2 milion në 2.8 milion në vetëm 15 vitet e fundit, ndërsa vetëm vitin e kaluar parashikohet të jetë ulur me 20,000 njerëz. Dhe ky trend paraqet kosto të madhe ekonomike.

Forca Punëtore: Më pak njerëz po hyjnë në tregun e punës, që do të thotë se Shqipëria po lufton të ruajë status-quonë e ekonomisë e saj dhe të konkurrojë në nivel rajonal dhe global. Kjo është veçanërisht sfiduese për Shqipërinë, duke marrë parasysh se disa nga industritë kryesore si bujqësia, turizmi dhe fasoneria kërkojnë një fuqi punëtore të fortë dhe të aftë për të triumfuar.

Ulja e të Ardhurave nga Tatimet: Me më pak tatimpagues, qeveria do të ketë vështirësi për të financuar shërbimet thelbësore sociale për qytetarët. Kjo çon në një ulje të cilësisë së shërbimeve publike, si shëndetësia, arsimi dhe infrastruktura, duke bërë që vendi të jetë edhe më pak atraktiv për te jetuar.

Presion mbi Pensionet: Pensionet në Shqipëri janë të njohura nivelin e ulët dhe të pamjaftueshëm, por me numrin më të ulur të të rinjve dhe me rritjen e numrit të të moshuarve, Shqipëria po përballet me një popullatë në plakje dhe që po bëhet gjithnjë e më e varur nga shërbimet sociale dhe shëndetësia. Kjo po vë nën presion të ndjeshëm burimet financiare, pasi qeveria duhet të gjejë një mënyrë për t’u kujdesur për qytetarët e saj të moshuar, ndërkohë që duhet të ruaje një fuqi punëtore më të re dhe më produktive.

Por përse po zvogëlohet popullsia? Një nga arsyet kryesore është emigrimi. Shqiptarët po largohen nga vendi në masë, duke kërkuar mundësi ekonomike më të mira dhe një jetë më cilësore në vende të tjera. Ky trend është i theksuar tek të rinjtë dhe profesionistët, të cilët kanë arsimimin dhe aftësitë e nevojshme për të qenë të suksesshëm edhe në vende të tjera. Kjo “rrjedhje truri” po i vjedh Shqipërisë burimit të saj më të çmuara – njerëzit.

A ka ndonjë zgjidhje? Shqipëria nuk ka kurrë pasur një investim serioz drejt zhvillimit të një klase të mesme. Por kjo është e domosdoshme – veçanërisht tani – për të kthyer mbrapsht disa nga tendencat kryesore si emigrimi dhe uljes së lindjeve të reja. Njerëzve, veçanërisht të rinjve dhe profesionistëve, i duhet t’ju kthehet besimi se vendi mbetet alternativa më e mirë per të qëndruar.

Tre politika: 1) Inkurajimi i numrit më të lartë të lindjeve, përmes stimulimeve për çiftet që të kenë fëmijë, siç janë ulja e taksave dhe lejet e lindjes për prindërit 2) Rritja e cilësisë së kujdesit shëndetësor, përfshirë një kujdes specifik për fëmijët dhe 3) përmirësimi i kushteve ekonomike përmes mundësive të punësimit dhe krijimit të një mjedisi biznesi konkurrues që tërheq investime do ishin thelbësore për të filluar të shohim një kthim mbrapsht të tendencës në 5 vitet e ardhshme. Por nëse këto politika nuk janë të forta dhe të shpejta, parashikimet flasin për një ulje të popullsisë në 2.2 Milion në 2050 dhe 1.5 Milion në 2090. Në atë moment, dëmi mund të jetë i pariparueshëm. Kohapërveprim#.


The Economic Cost of Albania’s Shrinking Population

Albania is facing a major population crisis, and it’s time to start paying attention. The country’s headcount has plummeted from 3.2 million to a mere 2.8 million in the last 15 years. The last year alone the population dropped by an estimated 20,000 and the existing trend presents far-reaching economic costs.

The Workforce impact: With fewer people entering the job market, Albania is struggling to maintain its economy and keep up with the competition on a regional and global stage. This is especially concerning for Albania, given that some of the primary industries like agriculture, tourism and fason manufacturing require a robust and capable workforce to thrive.

Falling Taxes: With fewer taxpayers, the government will be having a hard time funding the essential services and programs that its citizens depend on. This will lead into a decline in the quality of public services, like healthcare, education, and infrastructure, making the country even less attractive to new residents and businesses. This makes the country even less attractive to stay.

Pressure on Pensions: Albania’s pensions are notoriously low, but with fewer young people and more elderly citizens, Albania is facing an aging population that is increasingly dependent on social services and healthcare. This is putting a strain on the country’s resources, as the government must find a way to care for its aging citizens while also trying to attract and retain a younger, more productive workforce.

But why is the population declining in the first place? One of the key drivers is emigration. Albanians are leaving the country in droves, searching for better economic opportunities and higher quality of life elsewhere. This trend is particularly pronounced among young people, who are better equipped with the education and skills necessary to succeed elsewhere. This “brain drain” is robbing Albania of its most valuable resource – its people.

Are there any solutions? Albania has never had a serious investment towards building a prosperous middle class. But that’s necessary to reverse some of the key trends such as emigration and declining birth rates. People, especially the young and professionals need to feel that the country remains a vibrant and thriving place to be.

Three policies: 1) Encouraging higher birth rates, through incentives for couples to have children, such as tax breaks and parental leave 2) High quality healthcare including affordable childcare to make it a more attractive place to live and 3) improving economic conditions through job opportunities and a business environment that attracts investments, will be essential to start seeing a trend reversal in the next 5 years. If those policies are not bold enough and soon enough, the estimates point to a population drop of 2.2 Million in 2050 and 1.5 Million in 2090. Most of the damage might be irreversible by then. Time to act now!

Share: