Home Gjeo-Ekonomia Ditë zie për tërmetin në Turqi e Siri, qirinj në qytetet e...

Ditë zie për tërmetin në Turqi e Siri, qirinj në qytetet e Shqipërisë në nder të viktimave

Dita e sotme ishte shpallur ditë zie në vendin tonë për shkak të tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë. Qytetarët në qytetet të ndryshme të vendit kanë ndezur qirinj në nder të mijëra personave që ndërruan jetë.

Në sheshet kryesore,  të qyteteve si Fieri,  Korça, Elbasani, Shkodra, Kukësi, këtë të hënë ndezur qirinj.

Ndërkaq, edhe vetë kryeministri Edi Rama publikoi një video në “Facebook”, teksa ndizte qirinj në ndër të viktimave.

Tërmeti katastrofik ka shkaktuar mijëra viktima dhe mijëra të plagosur.

Ndërkaq, operacionet e kërkimit vijojnë edhe pse po shuhen shpresat për të gjetur njerëz të gjallë nën rrënoja.

Share: