Home Gjeo-Ekonomia Lufta e spiunazhit! Tik Tok na përgjon?! – Ja çfarë zbuloi emisioni...

Lufta e spiunazhit! Tik Tok na përgjon?! – Ja çfarë zbuloi emisioni “Lufta dhe Paqja”

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” nga gazetari Artur Zheji në ABC News është diskutuar protagonizmi i Kinës në luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

E gjithë kjo pasi Komisioni Evropian vendosi që të gjithë zyrtarët të fshinin aplikacionin kinez “Tik Tok” nga telefoni i tyre, pasi ekzistonte rreziku që të vidheshin të dhëna.

Kapiteni, Artur Meçollari i ftuar në studio është shprehur se Kina politikisht është aleate e Rusisë dhe kjo sipas tij është e provuar, në krahun tjëtër i ftuari tjetër, eksperti i gjeopokitikës, Enri Hide është shprehur se Kina është duke përdorur Risinë.

Meçollari: Politikisht Kina është aleate e Rusisë dhe kjo është e provuar. Se si do të ekspozohet si aleate kjo është tjetër gjë.

Kemi të bëjmë më një postulat ku nuk ka vend për t’u diskutuar.

Kina mund të mos ketë të dhëna, por që Kina bashkëpunon për të siguruar te dhëna me Rusinë dihet, po ashtu edhe ushtarakisht.

Hide: Është duke menduar për të dërguar armë në Ukrainë. Mjafton kjo për të ngritur alarm te SHBA dhe Perëndimi.

Një superfuqi si Kina t’i shërbejë Rusisë, nuk e besoj.  Kina e përdor Rusisë dhe unë këtu do bëhem heretik, ashtu sikurse si SHBA e identifikon Kinën si armik, edhe Kina përdor Rusinë kundër SHBA.

Shefi i CIA-s në një intervistë të dhënë së fundmi, ku foli për balonat kineze, por edhe për luftën në Ukrainë, bëri me dije se në fillimin e luftës, presidenti rus, Vladimir Putin kishte urdhëruar një task force për të eliminuar Zelenskyn.

Kapiten Artur Meçollari i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC Neës tha se Zelensky përbën objektiv strategjik dhe sipas tij eliminimi i presidentit të ukrainës do të çorodiste sistemin.

Meçollari: Ai përbën një objektiv strategjik. Ai është komandant i përgjithshëm dhe përbën objekt strategjik.

Do të çorodiste sistemin në Ukrainë. Agresioni si akt i thyerjes të së drejtës ndërkombëtare sfumon çdo gjë tjetër.

Zheji: Supozojmë se kjo forca speciale ia arriti qëllimit për të eliminuar Zelenskyn, çfarë ndodh më pas?

Hide: Do të ishte një botë që ne nuk do të mund ta identifikon dot. Shumë herë më e vështirë se sot.

Kjo do i jepte drejtën shteteve të tjera që janë në konflikt të ekzekutonin liderët e tyre.

Unë mendoj se jemi  kushtet e një lloji të ri të dypolaritetit. Nga njëra ana kemi vendet demokratike, dhe nga ana tjetër gjithnjë e më qartë, blloku i shteteve autokratike të udhëhequra nga Kina dhe Rusi

360grade.al

Share: