Home KRYESORE Protesta e opozitës, Kryeministria blindohet me veshje metalike, shihni pamjet

Protesta e opozitës, Kryeministria blindohet me veshje metalike, shihni pamjet

Opozita do të zhvillojë ditën e nesërme protestë para Kryeministrisë. Është njoftuar se protesta do të mbahet në orë 12:00.

Ndërkohë dera e Kryeministrisë po blindohet me veshje metalike. Në videon shihet edhe momenti kur punonjësit janë duke ndërhyrë në derën e Kryeministrisë.

Sakaq protesta e opozitës ka vënë në lëvizje policinë, e cila më herët njoftoi se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës ditën e nesërme, që pritet të nisë në orën 12:00.

360grade.al

Share: