Home Gjeo-Ekonomia Mencuria e Learned Hand dhe skllavërimi mendor, shoqëror në të cilën...

Mencuria e Learned Hand dhe skllavërimi mendor, shoqëror në të cilën kombi ynë operon!

Nga Irena Beqiraj

Hand është në listën e shkurtër të gjyqtarëve më të mëdhenj amerikanë që nuk arritën kurrë në Gjykatën Supreme të SHBA. Në 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai mbajti një fjalim mbi “Shpirtin e Lirisë” para një turme të madhe në Central Park në New York City.

“ Çfarë nënkuptojmë kur themi se para së gjithash kërkojmë liri? Nese i mbështesim shpresat tona më së shumti mbi kushtetutat, ligjet dhe gjykatat, këto janë shpresa të rreme; më besoni, këto janë shpresa të rreme. Liria qëndron në zemrat e burrave dhe grave; Kur ajo vdes atje, asnjë kushtetutë, asnjë ligj, asnjë gjykatë nuk mund ta shpëtojë atë; asnjë kushtetutë, asnjë ligj, asnjë gjykatë nuk mund ta ndihmoje atë. Nëse liria qëndron në zemrat e njerzve nuk ka nevojë për kushtetutë, ligj, gjykatë për ta shpëtuar.

Dhe cila është kjo liri që duhet të qëndrojë në zemrat e burrave dhe grave tona? Nuk është vullnet i pamëshirshëm, i shfrenuar; nuk është liri të bësh si të duash, ky është mohimi i lirisë dhe çon drejt përmbysjes së saj. Një shoqëri në të cilën disa njerëz nuk njohin asnjë kontroll mbi lirinë e tyre së shpejti bëhet një shoqëri ku liria është pronë vetem e më të fortit , siç edhe kemi provuar fatkeqësisht.

Çfarë është atëherë fryma e lirisë? Atë unë nuk mund ta përcaktoj por unë mund t’ju them vetëm besimin tim. Fryma e lirisë është fryma që kërkon të kuptojmë mendjet e njerzve të tjere;

fryma e lirisë është fryma e cila të lejon të peshosh interesat e tyre krahas interesave të tua pa paragjykime;

fryma e lirisë na kujton se asnjë harabel nuk duhet të bjerë në tokë pa u vënë re; fryma e lirisë është fryma e atij që, afro 2.000 vjet më parë, i dha njerëzimit atë mësim që njerezimi nuk e mesoi kurrë megjithë se nuk ishte në gjendje as ta harronte- më i dobti duhet të dëgjohet dhe konsiderohet njësoj si i fuqishmi” .

Teksa lexon keto rreshta, cdokush kupton skllavërimin mendor dhe shoqëror në të cilën kombi ynë operon, në mungesë totale të frymës së lirisë. Dhe lirinë nuk do ta gjejmë tek gjykata , ligji apo kushtetuta , pa e pasur së pari në ADN e shoqerisë.

Share: