Home KRYESORE Pasqyra e vogel qe me ke premtuar, Ku te shoh veten, Si...

Pasqyra e vogel qe me ke premtuar, Ku te shoh veten, Si me ke pare ti.

Mos harro… Nga Pita Gora

Kur te vish,
Mos harro te me sjellesh
Ate,
Pasqyren e vogel qe me ke premtuar
Ku te shoh veten
Si me ke pare ti.

Mos haro te me sjellesh
Nje pjesez shpirt,
Premtuar ma ke
Shpejt…
Shume shpejt,
Qe kur kam lindur.
Se qe atehere te kam njohur.

Edhe ca camcakiza me sill.
Nga ty i dua,
Te dukem sikur pertyp
Fjale te ngurta
Qe rralle thuhen,
Fshehur ne kasaforta brinjesh.

Mos haro te me sjellesh,
Edhe nje pale lidhese kepucesh.
Me jane keputur se shternguari,
Sa here nisem te te kerkoj Ty.
Dhe nuk te gjej.
Mos i harro te mi sjellesh,
Nese vjen…

Ilir

Share: