Home Gjeo-Ekonomia Të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë tejkaluar në 30 miliard lekë…...

Të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë tejkaluar në 30 miliard lekë… 25 miliard lekë janë tejkaluar nga TVSH

Nga Petraq Milo

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për vitin 2022, të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë realizuar 390 miliard lekë. Në krahasim me buxhetin fillestar të vitit 2022 të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë tejkaluar në 30 miliard lekë.

Rreth 84% ose mbi 25 miliard lekë janë tejkaluar nga TVSH. Në situatën kur konsumi ka pësuar ulje në vitin 2022, të ardhurat shtesë nga tatimet dhe doganat kanë rezultuar nga rritja e çmimeve.

Pyetjet që shtrohen janë:

  1. Pse Qeveria nuk mbështeti financiarisht pensionistët dhe shtresat në nevojë me të ardhurat suplementare nga rritja e çmimeve në fund të vitit 2022 kur e kishte këtë mundësi, por pret që të arkëtojë të ardhura nga taksa speciale mbi prodhuesit e energjisë elektrike?
  2. Pse Qeveria financoi vetëm 7.8 miliard lekë dhe nuk i mbështeti pensionistët dhe shtresat në nevojë me totalin e të ardhurave suplementare në masën 30 miliard lekë, por pati prioritet rritjen e shpenzimeve të luksit dhe ato kapitale klienteliste?
  3. Pse Qeveria ka dy standarte, dmth vendos një taksim special për prodhuesit e energjisë elektrike për shkak të rritjes së çmimit të energjisë, ndërsa të ardhurat suplementare të mbledhura po nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve nuk i shpërndan për të mbështetur pensionistët dhe shtresat në nevojë
Share: