Home KRYESORE Te mos jetosh me gënjeshtra! Nga Irena Beqiraj

Te mos jetosh me gënjeshtra! Nga Irena Beqiraj

Ka popuj që gjatë gjithë historisë së tyre , kanë lejuar që ardhmja t’u vidhej nga drejtuesit (sundimtarët e tyre).

Rreshtat e mëposhtëme i përkasin një eseje mbresëlënëse nga Alexander Solzhenitsy historian edhe novelist rus, fitues I cmimit Nobel ne 1970 , I cili I bën thirrje popullit të tij te zgjohet.

“Gjërat pothuajse kanë prekur fundin. Një vdekje shpirtërore e përgjithshme tashmë na ka prekur të gjithëve dhe vdekja fizike është vetëm çështje kohe. Por ne njësoj si më parë, ende buzëqeshim në një mënyrë frikacake, duke murmuritur me gjuhët tona thuajse të lidhura.

Çfarë mund të bëjmë për ta ndaluar këtë? Ne nuk kemi forcë. Ne jemi dehumanizuar në mënyrë të pashpresë, saqë për racionin e sotëm të ushqimit ne jemi të gatshëm të braktisim të gjitha parimet tona, shpirtrat tanë dhe përpjekjet e paraardhësve tanë, duke zhdukur kështu të gjitha mundësitë për pasardhësit tanë.

Motoja jonë është e thjeshtë -Të mos e shqetësojmë ekzistencën tonë të brishtë! Na mungojnë zgjidhjet , krenaria dhe entuziazmi. Ne nuk kemi frikë nga pandemitë, nuk kemi frikë as nga një luftë e tretë botërore – një të çarë ku mund të fshihemi do ta gjejmë. Por ne jemi të frikësuar deri në palcë nga aktet e guximit civil. Kemi frikë të ndahemi nga tufa apo të mbetemi pas, ne nuk mund të bëjmë një hap të vetëm. Ne kemi frikë se papritmas mund ta gjejmë veten pa punë, pa bukë, pa ngrohje, pa mundësi.

I shurdhuam veshët tanë, duke dëgjuar veten dhe duke thënë: Jeto pa prishur terezinë dhe të gjitha do të shkojnë mirë. Ti nuk mund t’i shpëtosh mjedisit tënd dhe kushteve shoqërore. Ekzistenca përcakton vetëdijen. Çfarë lidhje ka jeta personale me konceptin “ne” ?

Ne padyshim gënjejmë veten për të ruajtur qetësinë tonë shpirtërore. Asnjë nuk mund të fajësojmë përveç vetes. A është një rreth i mbyllur? A nuk ka vërtet rrugëdalje? A ka mbetur ndonjë një gjë për të bërë apo duhet të presim pa ndërmarrë asnjë veprim, se ndoshta diçka do të ndodhë vetvetiu?.

Jo asgjë nuk do të ndodhë për sa kohë nuk shkëputemi nga gënjeshtra e pafuqisë sonë, të cilën e pranojmë, lartësojmë dhe forcojmë çdo ditë”.

A është populli shqiptar i tillë?

Share: