Home KRYESORE Urgjenca në syrin e kirurgut.

Urgjenca në syrin e kirurgut.

Nga Lida Shosha


■Ishin kohë të vështira, sytë tanë panë horrore, e në një prej këtyre ditëve në shërbimin e rojes vjen infermieri, shpejt në urgjencë, se ke idenë çfarë rasti ka ardh, me vrap futemi në sallë, mbi shtratin operator, shohim një pacient të shtrirë, reanimatorët po mundoheshin ta intubonin, i kishte shpërthu granata ndër duar, në imagjinatën time më të frikshme, kurrë sdo kisha menduar se do shihja diçka të tillë në gjithë jetën time. Mbi shtrat qëndronte i shtrirë një burrë,diku tek të 40, i mungonte gjithë muri i barkut, dukeshin qartë organet e gjakosura, mëlçia e shpartalluar, stomaku i shqyer, zorret me vrima, duart e këputura, këmbet e frakturuara.

Siç ishte gjithë ekipi, kirurg, ortoped, reanimator,staf infermieror, përveshëm mëngët, e nderkohë që ortopedët mbyllnin amputimin e cungjeve të duarve, e po mereshin me këmbët e copëtuara, ne vazhdonim riparimin e çdo gjëje në bark, se barku ishte i ekspozuar në atë far feje, që skishte nevojë për bisturi.

Ortopedët na shihnin si gjynafqarë, po çmereni kot më të, ne vazhdo qep këtu e qep atje,rezeko këtu e rezeko atje, mbyll një vrimë, e mbyll shumë vrima,bëj një anastomozë këtu,e një atje, ndalo hemoragjinë në një vend, fillonte diku tjetër, sdi sa qëndruam ashtu në sallë gjithë natën, të shokuar, tronditur e raskapitur deri në palcë, për ta shpëtuar. Sdi as se si e mbyllëm atë bark të shpartalluar. Shpëtoi, po po pabesueshmërisht, shpëtoi. Bëri dhe ca riparime të paretit me rjetë më pas, po shpëtoi.

●Një ditë e shoh në lajme, e kishte kap policia,merej me prostitucion…më pas erdhi në spital, e pashë në kafe,nxori cigaren me cungjet e duarve, filloi po ashtu të pinte kafenë, i lutej kolegut tim, ti jepte vërtetim që ishte i aftë të ngiste makinën, Ah ty të kishte rën bomba në çaçk të kokës jarebi, mërmërisja nder dhëmbë me humor. …..Do qeshni, e di, çudirat shqiptare janë epike dhe historike.

● Dhe erdhi pandemia, më telefonon një pacienti im nga Shkodra,mars 2020,i madh e i vogël trondit nga fantazma e Covidit.

Doktoresha, jam shumë keq , po vdes. I them shko në Urgjencë, shkova tha, më çuan në shtëpi. Nisu në Tiranë. E operuam gjithë natën, shpëtoi.

●Urgjencat që kemi përballuar kanë qën të papreçedenta dhe janë sfida të vërteta, aty sheh të aftin, të paaftin, ata që rotullohen e hutohen, e sdinë ti japin dum, po ngjeshin pacientet me analiza të panevojshme, se skanë skillet si menaxhohen e ku fokusohet urgjenca e rastit, po mes tyre ka, ata që i japin drejtim e angazhohen si profesionistë të vërtetë.

■Sot , menaxhimi i Urgjencës qoftë kirurgjikale,qoftë interne është më e lehtë në termat e instrastruktures, imazherisë, laboratorit, por sot më së shumë se kurre duhen specialistët e mirëtrajnuar, të menaxhojnë gjithë spektrin e saj me profesionslizëm, si klinicistë të aftë e të devotshëm. ●Urgjencat që nuk kanë fluks pacientësh,nuk është se nuk disponojnë infrastrukrure të mirë, por nuk disponojnë performancë e besueshmëri specialistësh të aftë, në popullatë.

●Sepse, Urgjenca të sfidon në limitet dhe aftësitë e tua mendore, profesionale e fizike, po në këto përballje , trupëzohen, gdhënden, e formatohen specialistë mjekë e staf mjekësor, të shkëlqyer.

●Gëzuar Ditën Ndërkombëtare Stafet e Urgjencës, ju heronjtë e natës, ju njerëzit e pagjumë të çdo ditë të javës, të çdo festë, ju që i shërbeni në çdo kohë jetës, Ju që punoni brenda mureve të spitaleve, mes gjakut, qelbit, traumës, dhunës,dhimbjes, stresit, në çdo cep të vendit tim. #DrLidaShosha

Share: