Home Gjeo-Ekonomia Video/ “Kosova është Serbi”! Shoferët shqiptarë fyhen dhe provokohen nga mbështetësit e...

Video/ “Kosova është Serbi”! Shoferët shqiptarë fyhen dhe provokohen nga mbështetësit e Vuçiçit në Beograd

Serbët që u transportuan të premten nga kompani të Kosovës për në tubimin e Vuçiçit në Serbi, kanë fyer dhe kanë provokuar shoferët shqiptarë.

Në një video të siguruar nga KosovaPress, serbët të cilët mbështesin presidentin e Serbisë, dëgjohen teksa provokojnë me fjalët “Kosova është Serbi”.

Komunikimi në video:– Zoti ndihmoftë, Zoti ndihmoftë, Zoti ndihmoftë, Zoti ndihmoftë a kuptoni, nuk kuptoni si nuk e kupton serbishten. Flisni serbisht, nuk dini serbisht.

– Nga je?

-Nga Serbia, Kosova tokë serbe, rroftë Kosova, rroftë Serbia, Kosova tokë serbe , Perandori Dushan, Djuraç Kastriot – serb, Djuraç Kastriot, rroftë Djuraç Kastrioti, serbi Djuraç Kastrioti. Rroftë Serbia, rroftë Serbia, Kosova është serbe.

Top Channel

Share: