Home Gjeo-Ekonomia Z-ja e Putinit në makinë dhe autoblindë, duhet ta alarmoj Ameriken!

Z-ja e Putinit në makinë dhe autoblindë, duhet ta alarmoj Ameriken!

Nga Fadil Maloku

  1. Z-ja e famshme e Putinit në Ukrainë, e sapo gravuar në autoblindën e Policisë së Kosovë dhe në veturën e KFOR-it amerikan, nga ana paramilitarëve të Vagnerit të Putinit, DËSHMON, më së miri se argumenti i “vijës ndarëse” midis Rusisë dhe Amerikës, është pikërisht veriu i Kosovës e jo taktika dhe strategjia e “shkurorëzimit” të Serbisë nga Rusia! Ngase, kjo kurrë s’do ndodh!
  2. Tani, të kota janë “klithmat” tona të brendshme (që mund të jenë të ambalazhuara në ndërkohë edhe me interesa meskine; klanore, partiake e ideologjike) dhe “apelet” e jashtme (që vijnë nga Brukseli), nëse ne gjeopolitikën amerikane nuk figuron “veriu” i Kosovës, si pjesë e sferës së interesit të sajë gjeostrategjik!
  3. Kështu që “loja cic-mic”, që po zhvillohet aktualisht në veri, nuk është as e rastësishme, as indolente, e as naive! Ajo është (besoj shumë) e vetëmenagjuar dhe e “mirëmbajtur” nga syri i “big brother-it”! Pra,Amerika, nëse e ka strategjinë e përpikët (a unë besoj se po!) për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, ajo kurdo që i levërdisë “interesave kisingjeriane” i “ndihmon (lexo; ndëshkon!) akterët luftënxitës” që të shpushtetëzohen (lexo;lirohen nga fuqia politike)!Mos të harrojmë që Presidenti serb, përmes “djepit të Kosovës” për dy dekada e ka mbajtur pushtetin…
    🇽🇰🇺🇸
Share: