Në një konferencë për shtyp kryeministri Edi Rama ka treguar se ka propozuar një draft për Asocacionin, i punuar nga ekspertët e lartë amerikanë dhe evropiane prej kohësh, në rast se të dyja palët Kosovë-Serbi nuk do merreshin vesh me njëra-tjetrën.
Sipas Ramës situata po bëhet alarmante dhe nuk preferon të qëndrojë spektator e të shoh Kosovën të tkurret si shtet.
“Serbia po bën atë që ka bërë e herët e tjera një kohë gjithnjë e gjatë nëse Kosova , uroj dhe lutem që të mos ndodhë, do sanksionohet për qëndrimin e saj.
Unë jam këtu për të ndarë një fakt të panjohur deri më sot. E kam ditur me kohë që nyja gordiane e dialogut do ishte deri në fund Asocacioni i komunave me shumë serbe dhe bindja ime se asnjëra nga palët nuk e do Asocacionin dhe do bëjë çmos që ta shtyje atë në pafundësi duke përhapur krizën me lloj lloj artificesh politike apo teknike. Besoj çdo ditë e më shumë se krijimi i Asocacionit është çelësi për të hapur përfundimisht derën e afirmim ndërkombëtar të republikës së Kosovës, njohjes së saj nga të gjithë, e uljes së saj në Kombet e Bashkuara dhe në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe e njohjes së ndërsjellët më Serbinë.
Rama tregon se i ka prezantuar presidentit Emanuel Macron dhe kancelarin Olaf Sholz një draft të Asocacionit që është punuar nga ekspertët e lartë amerikanë dhe evropiane prej kohësh, në rast se dy palët Kosovë-Serbi nuk do merreshin vesh me njëra-tjetrën.
Dje i kam përcjellë presidentit Emanuel Macron dhe kancelarin Olaf Sholz një draft të Asocacionit për të cilën kam vënë në dijeni presidentin e Këshillit Europan Sharl Mishel dhe palën amerikane. Është një draft i punuar nga ekspertët e lartë amerikanë dhe evropiane prej kohësh, gjë që është bërë pikërisht nëse do vinte kjo ditë, kur palët dhe në këtë rast për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës që bën atë që bën herët e tjera, palët nuk po merren dot vesh as jush do e shkruajë këtë tekst jo më çfarë do ketë ky tekst.
Kryeministri thotë se është një dokument konfidenacial i një niveli të lartë ndërkombëtar që shpreson ta çojë dialogun në një nivel tjetër pasi situata po bëhet gjithnjë e më alarmante.
Natyrisht ky është një dokument konfidencial që nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale, por ju siguroj që ky dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha për krijimin e Asocacionit dhe në konsideratë se Asocacioni është pjesë e furnizimit të jetës në republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet e gjykatës së Kosovës. Uroj që ky material të vlejë që ta çojë në nivel tjetër dialogun dhe të bëjë palët të flasin për gjëra konkrete për gjëra që lidhen me përfundimin e dialogut. Natyrisht pse e ndaj publikisht është sepse situata po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spektator e të shoh Kosovën të tkurret në sytë e atyre që krijuan shtetin e Kosovës”, u shpreh Rama.
Konferenca e kryeministrit Rama dhe vendimi për të propozuar një draft për Asocacionin për komunat me shumicë serbe, vjen pas tensione të ditëve të fundit në veri të Kosovës. Pas emërimit të kryetarëve të rinj në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, qytetarët serbë u ngritën në protesta për të penguar hyrjen e tyre në institucione. Tubime vazhduan me përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa u desh ndërhyrja e forcave të NATO-s. Ndërkombëtarët, nga ana tjetër, fajësojnë kryeministrin Albin Kurti, për tensionet në veri, ku kryetarët u zgjodhën vetëm me votat e shqiptarëve, ndërsa serbët bojkotuan procesin.
Top Channel