Nga Armir Shkurti
Na ra si bombë! Genci, miku ynë, kishte pësuar goditje në zemër. 42 vjeç!
Nxituam me kuç e me maç, ta gjejmë gjallë. Dhe për fat, rëndë po gjallë.
Mjeku na dha pothuaj aspak shpresë:
- Po mundohemi ta mbajmë gjallë sa ti vijë e ëma nga Suedia – na tha.
Duhej qetësi dhe durim. Me sytë me lot dolëm për cigare në oborr të spitalit. - I shkreti Genci! Të shtunën e gdhimë bashkë duke parë Big Bradhër
- Eeee! Sa u mërzit të dielën kur doli Egla!
- A thua prandaj i ndodhi?
- Nuk e përjashtoj! Ishte… është djalë i ndjeshëm Genci. I përjetonte… i përjeton shumë gjërat…
Ndërkohë tek dera ia beh një infermiere. Ka vrapuar. I merret fryma: - Kush…. ësht… Beni…
Ngrimë! - Vdiq?
Infermjerja bëri me dorë ” ec shpejt” dhe vrapoi e para. Ne të gjithë e ndoqëm. Beni u fut në reanimacion ndërsa ne e shihnim të dëshpëruar nga xhami. Genci i kishte kapur dorën dhe diçka i fliste. Ngadalë por me vendosmëri. Beni tundte kokën pohueshëm, por me pikëllim të patreguar. Pastaj doli… - Vdiq? – e pyetëm
- Jo – tha Beni – Sonte nuk vdes. Nuk i del shpirti pa parë Eglën të futet edhe një herë në Big Bradhër. Por më la amanet që të gjithë si shoqni ta votojmë masivisht Eglën dhe ta bëjmë të fitojë
- Betohemi! – thirrëm njëzëri