Home KRYESORE Historia e vulës nuk është mbyllur! Në Gjykatën e Lartë ankesa kundër...

Historia e vulës nuk është mbyllur! Në Gjykatën e Lartë ankesa kundër dhënies së vendimit pro Berishës

Historia për fatin e vulës së Partisë Demokratike nuk ka përfunduar ende.

Pas vendimit të apelit që ja dha vulën Berishës duke e njohur kështu atë si kryetar të PD, ka pasur një ankesë nga pala tjetër, për pasojë në gjykatën e lartë sot ka lëvizje.

Në 13:00 një trup gjyqësore e përbërë nga tre anëtarë do të mblidhet në dhomë këshillimi për të shqyrtuar një rekurs të dorëzuar nga Ekelejd Alibeaj dhe dy avokatë që përfaqësojnë grupimin Basha dhe kanë 4 kërkesa.

Ditën e sotme do të shqyrtohet vetëm një nga këto kërkesa, seancë paraprake në të cilët palët kërkojnë të pezullohet vendimi i ish-gjyqtarit Agron Zhukri, i cili në mars 2022 njohur Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha dhe ajo që njihet si “vula e PD”.

Nëse Gjykata do pranojë kërkesën e Alibeajt, do ketë një pezullim të vendimit të Zhukrit.

Top Channel

Share: