Ishte pranvera e vitit 2020. Pandemia covid 19-ë kishte prekur tashmë edhe vendin tonë si çdo vend tjetêr të botës.
Nuk dua të ndalem për kētë gjë, por në një histori reale. Për një sëmundje të rëndë, të papritur e të paparashikuar, me të cilën do të përballej Troy dhe prindërit e tij, si dhe të gjithë ne mësueset që e njihnim duke filluar nga unë si mësuesja e tij dhe të gjithë kolegēt e mi.
Ai ishte si çdo fëmijë i bukur, i shkathët, i dashur dhe intelegjent.
Fëmijë kêrkues dhe me një horizont të gjerë, kureshtar pêr të ditur dhe për të zbuluar gjëra të reja, nëpërmjet studimit të tij.
Mirëpo e gjitha kjo gjë do të shembej për një ditë përTroyn dhe prindërit.
Kishte tre ditë që në pamjen e tij diçka nuk po shkonte siç duhej. Ishte i zverdhur, i lodhur dhe i pafuqishëm. Kjo gjë më shqetēsoi dhe ju them prindërve të tij, për shqetësimin tim si mësuese në atë që po vija re në ato tre ditë.
Një ditë para pandemie ku ne do të izoloheshim, prindërit e Troyt të shqetësuar edhe më shumë për shëndetin e tij përvecse e kishin vënë re vetë, u përforcua edhe nga ana ime ky merak, e marrin dhe i bëjnë të gjitha analizat Troyt në mënyrë të menjëhershme.
Mbaroj mësimin dhe shkoj në shtëpi. Rruga më dukej e gjatë, ngaqë mendja më rrinte tek nxënësi im, me atë pamjen e ëmbël, të dashur, të pastër dhe të sinqertë prej një ëngjëlli, që fati do e sprovonte me një sëmundje që do ti duhej t’a përballonte me gjithë forcën dhe besimin në Zot se duhej ta fitonte betejën me të.
Hyj në shtëpi dhe nuk isha e përqëndruar në asnjë punë, që mundohesha të bëja.
Në mendjen time ishte vetëm Troy. Si do t’i dilnin analizat?
Ka ndonjë gjë serioze?
Uf, sa pyetje e sa përgjigje i bëja dhe i jepja vetes.
Mbasdite më bie telefoni. E hap menjëherë sapo shikoj që ishte mami i Troyt.
Alo Firesa, më thuaj si është Troy?
Zëri i mamit dridhej e mezi po më thoshte dhe nuk donte t’a besonte se analizat i dolën dhe djali është me leucemi.
O Zot me çfarë fjalësh duhej ta lehtësoja shpirtin e asaj nëne!? Mbledh veten dhe i them, do të ketë ndodhur ndonjë gabim, bëjani dhe në laboratorë të tjerë, mbasin i dalin mirë, ose nuk e ke kuptuar,…ndoshta kanë thënë eshtë anemik…!
Ja bëmë edhe në dy laboratorë të tjerë dhe është i njëjti rezultat.
Për ta qetësuar vazhdoj ti them, që shkenca ka përparuar dhe tani ka tjera mjekime më të avancuara për ta përballuar dhe per tu përmirësuar.
Të nesërmen edhe vendi ynë u izolua. U mbyllën të gjitha institucionet.
I bie telefonit të mamit të Troyt dhe e pyes se cfarë po bëjnë.
Po bëjmë gati gjithë dokumentacionin që na thanë mjekët këtu, në mënyrë sa më të shpejtë dhe pa u mbyllur plotësisht gjithçka, të nisemi me avion drejt spitalit më tē njohur nē Romë, për të sëmurēt me leucemi.
Ok. shpresoj dhe besoj se Zoti do bëj mrekulli e keni kapur në fillimin e saj dhe atje janë specialistët e duhur për këto lloje semundje.
Troy udhëtoj drejt Romës pas dy ditësh dhe u shtrua atje për të vazhduar me mjekimin e tij prej 3 vitesh në mënyrë intensive nën kujdesin e mjekëve italianë.
Edhe pse në ato rrethana të vështira psikologjike, mami i Troyt kurrë nuk reshti duke më telefonuar dhe duke folur me kamera të dy me Troyn.
Ai i thoshte se më ka marrë malli për shokët, mësuesit dhe më shumë për mësuese Elin.
Në spitalin ku ishte shtruar, shteti italian ju kishte mundësuar të kishin psikologe dhe mësuese italiane, për ti bërë fëmijët të mos ndiheshin keq, por të vazhdonin normalisht mësimet dhe të argëtoheshin sado pak me aktivitete të ndryshme, në kushte spitalore…
Troy merrte mësim, por merrte dhe letrën , lapsin dhe ngjyrat dhe ja fillonte të pikturonte shokët që i mungonin, lojrat që bënte me to dhe aktivitetetet që orgsnizonim dhe ai kishte qenë pjesëmarrës në to, por pa lënë mënjanë dhe mësuesit e tij.
Ishin ditët e para të shtrimit të tij në spital dhe kishte filluar me marrjen e medikamenteve, të cilat Troyt i kishin dhënë ndikim në trupin e tij dhe sikur ishte shëndoshur. Me merr në tel me kamera dhe më thotë:- mësuese Eli, si je?
Si janë shokët e mi?
– Mirë jemi të gjithë zemër!
Edhe Ti, shumë mirë po më dukesh, je rritur, je bërë shumë më i bukur. – po, po mësuese jam shëndoshur një çikë: – ty të shkon ky shëndet, dukesh si një yll i shndritshëm…qesh dhe më tregon një fletore ku kishte bërë ushtrimet dhe problemat në matematikë, sipas temave mësimore që ja shpjegoja onlinë, sepse Troy e kishte marrë drejtimin e duhur drejt përmirësimit të shëndetit.
Mësuese mjekët më kanë premtuar se së shpejti do ti kthehem shkollës:- patjetër, Troy!
Nuk do jem mbrapa shokëve me mësime, sepse po i marr fale teje orët e prapambetura:- e rëndësishme është të bēhesh mirë dhe të kesh shëndetin, mësimet aty i kemi dhe kurrë nuk do jesh pas shokëve sepse je djalë i zgjuar dhe i kap të gjitha gjërat.
Prej dy vitesh që Troy qëndroi në spital, unë kam punuar me të brenda mundësive të tij onlinë në kushtet e spitalit. Ai ishte një fēmijë këmbëngulës. Me tregonte për gjithçka që shikonte aty, madje dhe për fëmijët e tjerë, bashkëmoshatarë të tij në spital, që ishin italianë dhe se si jua kalonte kur bënin ushtrime në mat.- mësuese Eli unë jua kaloj shokëve që kam këtu, jam më i shpejti, mësuesja italiane habitet kur më shikon sa shpejt dhe saktë i kam bërë; – mami i Troyt kënaqet kur shikon sa më dashuri mi tregon Troy gjërat. Më pas ndërhyn dhe thotë:- po ne të kemi ty mësuese Eli, që nuk të heqim nga mendja dhe të duam shumë. Mezi po presim të shërohemi dhe të takojmë….
Bisedat me mamin dhe Troyn ishin të shpeshta nga ana e tyre.
Unë më e rezervuar, sepse mendoja se mos i shqetësoj, gjë tē cilën jua kisha thënë edhe prindërve të tij, por ato me shumë modesti, ishin shprehur se, biseda ime me Troyn e bënte atë të fluturonte nga gëzimi dhe jua shprehte edhe mësuesve atje sa shumë i mungonte prezenca e mësueses së tij, që ishte në Tiranë.
Pas dy vitesh qëndrimi në spitalin e Romēs, Troy kthehet në Tiranë dhe mbas 1 muaj që ishte kthyer, ai fillon shkollën normalisht.
Mirëpo gjithë ai gëzim përsëri do pritej pabesisht.
Kishim festat e funvitit dhe Troyt i kisha dhënë peshën më të madhe të programit qē kishim pregatitur me prindër dhe të ftuar.
E lumtur me pregatitjen e të gjithë fëmijëve dhe me Troyn në krye gjithçka shkoi mbi pritshmërinë e menduar.
Më pas morëm pushimet e vitit të ri dhe pas disa ditësh do rifillonim mësimin. Një sms në telefonin tim më drithëroi shpirtin.
Troy nuk do të vinte në mësim, ai ishte sëmurë dhe mjekët në Tiranë i kishin thënë të nisej menjëherë drejt Romës.
Analizat e tij nuk ishin në parametrat e duhura.
Një gjë e tillë kishte qenë e pritshme nga mjekët italianë, sëmundja do ti rikthehej, por nëse ajo do të shfaqej në një forme më të butë, ashtu siç iu shfaq Troyt do të ishte pozitive për të.
Gjatë një bisede në tel me prindërit e Troyt më thonë se kurimi i tij ishte në parametra të kënaqshme dhe prisnin nga momenti në moment të dilnin nga spitali e të ktheheshin përsëri në Tiranë.
Unë mbaja prej muajsh në çantë diskun e programit të vitit të ri. Kameramani ma kishte sjellë diskun ngaqë isha mësuesja përgjegjëse e organizimit të programeve festive të shkollës.
Babi i Troyt ishte kthyer në Tiranë dhe vjen e më takon tek shkolla, duke më sjellë disa foto dhe disa piktura të djalit, i cili i kishte thënë dërgoja mësuese Elit.
Mbas mësimi takohemi në kafe dhe pasi më rrëfeu gjithë ecurinë e Troyt dhe përmirësimin e dukshëm të tij, i jap diskun e programit, ku Troy kishte pasur rolin kryesor në gjithë programin.
I gëzuar thotë do e shikoj në Itali me djalin dhe mamin, të gjithë sëbashku, e t’ja çoj këtë surprizë të bukur nga mësuesja e tij, të cilën ai e do shuumë.
Kaluan rreth 1 vit e gjysëm dhe Troy qenka kthyer në Tiranë,
Ky lajm sapo më erdhi sot nga koleget e mia të shkollës.
Në mēngjesin e sotëm në oborrin e shkollës shikojnë Troyn me mamin e tij. Nuk po u besonim syve. Takohen me mësuesit që hasin nëpër koridore si dhe drejtorin e shkollës dhe hyjnë në klasën tënde, Eli.
I bien derës dhe shikojnë një tjetër mësuese. Përshëndeten dhe prezantohen me të ngaqë as ajo dhe as ato nuk ishin parë më parë, por si histori e dinte mësuesja ngaqe ishte e njohur kjo ngjarje në shkollë.
Ku është mësuese Eli?- pyesin të dy…
– Mos ka ndërruar klasë apo shkollë?
Jo;- mësuese Eli është këtu, por prej disa ditësh ka ikur në Amerikë. Vjen pas 10 ditësh në Tiranë. Me datën 7 prill është mes nesh.
Ne erdhëm me një gëzim të madh sot, e donim t’ja bënim një surprizë të bukur mësuese Elit rikthimin tonë, donim ta befasonim dhe ta gëzonim shumë.
Por të lutemi, mos i thoni gjë mësuese Elit se jemi kthyer. Duam t’ja bëjmë surprizën kur të vijë në shkollë.
Por, nuk mundja të rrija pa të treguar, – më thotë kolegia ime, sepse e dimë sa e lidhur ke qenë me Troyn.
Të mirëpresim së shpejti Eli bashkë me Troyn dhe te gjithë nxënësit sëbashku!
Troyt i them të dua shumë dhe mirë u takofshim zemër!
Me shume dashuri mësuese Eli dhe të gjithë shokët e shoqet e klasës dhe i gjithë stafi i mësuesve të shkollës!
Unë erdha por Troy nuk ka ardhur sepse qenka sëmurë me virozat e stinës. Këtë gjë ma konfirmoi mami i Troyt, kur i bëra tel se kam ardhur në shkollë.
Mësuese Eli:
Troy është i bllokuar komplet nga virozat e stinës sepse imuniteti i tij është akoma i dobët. Mezi po pret edhe Troy t’ju takoj.
Të shkuara Troy dhe mirë se na vjen zemër!