Home KRYESORE Rama, Bashës: Lulëzim, qytetarët e dinë çfarë kam bërë unë! Replika: “Edi...

Rama, Bashës: Lulëzim, qytetarët e dinë çfarë kam bërë unë! Replika: “Edi proparama…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kreut të PD Lulzim Basha, mbi premtimet e pambajtura.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Rama shprehet se të gjithë qytetarët e dinë shumë mirë se çfarë ka bërë qeveria për përballimin e pandemisë, apo se si i ka menaxhuar situatat e përmbytjes.

“Lulëzim! Se çfarë bëra unë pas tërmetit, qytetarët e dinë. Se çfarë bëri e po bën kjo qeveri për përballimin e pandemisë edhe këtë e dinë. E mbajnë mend edhe ç’bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina!..”

Ndër të tjera Rama e krahason politikën me një makinë e cila ngec në dëborë .

“Politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s’ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore dhe s’ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë!”-përfundon Rama.

Basha i është përgjigjur replikës së kryeministrit Rama, i cili i kujtoi se të gjithë qytetarët e dinë shumë mirë punën që ka bërë qeveria në gjithë mandatin e saj qeverisës.

Ndërkaq, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter Basha, i kujton edhe njëherë kryeministrit se Shqipëria ka ngecuar në vend.

Teksa shkuran gjithashtu se në 25 prill, Rama do të humbas dhe Shqipëria do të fitoj.

Edi proparama! Të gjithë e dinë që me ty Shqipëria ka ngecur në vend. Shqiptarët e dinë shumë mirë që nuk ke bërë asgjë dhe që nuk do të bësh asgjë për ta. Me 25 Prill ti humb dhe Shqipëria fiton!”-shkruan Basha./Opinion.al

Share: