Presidenti i Republikes z. Bujar Nishani dje për figurën e tij të shquar si përfaqësues i denjë dhe i veçantë i letrave bashkëkohore shqipe, si dhe të kontributit të spikatur e të rrallë si eseist dhe publicist, shkrimtari Zija Çela, e dekoroi me titullin “Nderi i Kombit”. Në ceremoninë e mbajtur në këtë rast me akademikë, botues, artistë, shkrimtarë, kritikë dhe miq ishin te pranishem krejt natyrshme. Shkrimtari Çela ka mbajtur Fjalën, quajtur rrëfim për tri qasje ndaj momentesh historike.