Home KRYESORE Syri.net: A po garon për vende pune me “çamët e Dibrës”, LSI...

Syri.net: A po garon për vende pune me “çamët e Dibrës”, LSI e Ilir Metës?

160 vende pune në bashkinë e Dibrës ose nuk ju mbështesim në garën “post/Shukri”, ishte kushti që LSI-ja i kishte vënë socialistëve dibranë sipas mediave. Po kaq vende për militantet e tyre në Dibër pretendohet se ka marr “çami” Ymer Lala, tashmë i atashuar pranë “Idrizit shëtitës”.

Në fotot që kryeministri Rama postoi pas takimit elektoral në Peshkopi, vendin kryesor e zinin ato të Aqif Rakipit të Peqinit. A ishte fjalimi i tij më frymëzuesi apo Edi Rama po zhvleftësonte rolin e LSI-së si aleat?

Elokuenca e Qifes sfumoi fjalimin e fituesit të konkursit kombëtar letrar, ish-studentit apasionant Luan Rama, apo Edi Rama ndjehet i fortë me të “fortët” e importuar në Dibër në këmbim të 160 vendeve të punës?

Në të gjithë historinë e “martesës” Rama-Meta gjatë këtyre tre viteve, takimi i Dibrës ishte ndoshta gjesti më poshtërues që Rama ka bërë ndaj aleatit te tij, që tashme nuk lahen as në të njëjtin det, por thjesht ngrohen në të njëjtin diell.

Karshillëkut që Meta po i bënte nga Jala me Doklen e Meidanin, Rama ju përgjigj nga Peshkopia e Monës me Aqifin e Peqinit. Gjithsesi ajo që tërheq vëmendjen më shumë është kushti i LSI-së për mbështetjen e kandidatit me zë femëror Doktor Rames, kushti për 160 vende pune.

Aq sa “çami” Ymer Lala pretendon se ka në administratën aktuale të bashkisë së Shukriut. Duket se Ilir Meta pasi dështoi të marrë vendin e Ramës në të majtën shqiptare, pasi nuk u bë dot partia e dytë në zgjedhjet e ndara në tavolinë të 2015, po garon me “çamët e Dibrës” se kush punëson më shumë militantë.

Gjithmonë nëse është korrekte intervista e drejtuesit lokal të LSI-së në gazetën “Sot”./Syri.net

Share: